29 Dhjetor

Jo Më Vetëm

“Ja, virgjëresha do të mbetet shtatzënë dhe do të lindë një djalë, të cilit do t’i venë emrin Emanuel, që do të thotë: "Zoti me ne". Mateu 1:23

Shumë shekuj përpara se të lindte Krishti, Perëndia premtoi me anë të profetit Isaia dhe Mateu është duke përsëritur këto fjalë për kuptimin e fjalës "Emanuel" që do të thotë: "Perëndia me ne."

Një nga pjesët më të vështira të Krishtlindjes për shumë njerëz është se kjo tashmë është një festë familjare për t'u festuar. Për ata që jetojnë në familje të thyera, që përballen me marrëdhënie të thyera, kjo festa sa ua shton më shumë këtë ndjenjë të ftohtë. Edhe ata që ndoshta kanë shumë miq, mund ta gjejnë veten vetëm ndërsa miqtë e tyre shkojnë të festojnë më familjet e tyre. Krishtlindja, me këto festat dhe mbledhjet e mëdha, shpesh e rrit vetminë tonë dhe ndjesinë për t'i përkitur një vendi apo komuniteti.

Nëse shpirti i vërtetë i Krishtlindjes është i lidhur për të bërë diçka që Perëndia ka bërë për ne, atëherë ne mund të hyjmë më thellë në të edhe kur zinxhirët e familjes janë të dobëta apo dëmtuar. Edhe pse marrëdhëniet familjare ndoshta mund të jenë të thyera, Emanueli nuk është i izoluar nga ne. Ai është duke na kërkuar - pikërisht edhe në ato vende ku duket sikur nuk ka dritë, ku nuk ka shpresë; nëpër burgje, apartamente, lagje të mbyllura; nëpër periferi dhe vende të shkreta dhe gjithandej... Festimi i vërtetë i Krishtlindjes pra, është të kuptuarit që për shkak se Jezusi është Emanuel, Ai është përgjigja për vetminë tonë therrëse. Çfarëdo të jesh duke ndjerë, e vërteta është se ne nuk jemi asnjëherë vetëm. Ky është premtimi i Perëndisë.

Ata që e njohin Jezusin nuk janë asnjëherë vetëm.


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>