23 Dhjetor

Kapitulli i Dashurisë

"Edhe sikur të ndaja gjithë pasuritë e mia për të ushqyer të varfërit dhe ta jepja trupin tim që të digjej, e të mos kisha dashuri, nuk do të më vlente asgjë!1 Korintasve 13:3

1 Korintasve 13 na jep portretin më të kompletuar të dashurisë në Bibël. Por sado që ky kapitull është shumë i njohur për ne, ndoshta nuk është kuptuar siç duhet.

Kisha e Korintit që apostulli Pal po u shkruante në këtë rast ishte e ndarë mes teologjish, praktikash, klasa shoqërore dhe dhuntive shpirtërore. Pra kur Pali shkruajti për dashurinë në kapitullin e 13-të nuk ishte duke u dhënë njerëzve diçka të mirë për ta përdorur nëpër dasma. Në fakt, dashuria që ai shkruan këtu nuk është "eros" - dashuri romantike apo epshërore. Është "agape" dashuri pa kushte për njerëzit. 

Kapitulli i dashurisë nuk është për të dashuruarit, por për të gjithë ata njerëz që nuk janë dashur, për të gjithë kishën që mendojnë se udha për tek Perëndia apo adhurimi i Perëndisë, apo të shërbyerit apo të dhënit i bën këta më të mirë se të tjerët.

Një tjetër gabim që njerëzit ndoshta bëjnë është se kur i lexojnë këto vargje, kanë tëndencën për t'i lexuar si inkurajim, për t'u ndjerë mirë me gjithë këto mendime të bukura sa i përket dashurisë. Në vend të kësaj, këto vargje janë serioze sepse vendosin një standard dashurie që është i vështirë për t'u arritur.

Ndërsa i lexoj këto vargjet hapëse, duhet të pyes veten se çfarë shprese ka për mua? Nuk ka biseduar me engjëjt, as kam lëvizur malet apo të kem vuajtur për vdekje. Kam bërë ndoshta shumë më pak dhe ajo që kam bërë, nuk ka qenë dashuria që duhet të kisha treguar në të vërtetë. 

Por, pavarësisht gjërave dhe mendimeve të mia personale, e di që ka shpresë për mëkatarët si mua sepse dashuria në kapitullin e dashurisë është në të vërtetë për dashurinë e Krishtit. Çdo varg te 1 Korintasve 13 na çon te historia e Jezusit dhe tek dashuria e tij: "Ne e duam atë, sepse ai na deshi i pari." 
1 Gjonit 4:19.

Hap Praktik: Nuk do ta mësojmë kurrë të duam njëri - tjetrin nëse do të veprojmë sipas zemrave tona; e vetmja mënyrë për ne që të bëhemi më të dashur me bashkëshortet, familjet, komshinjtë, komunitetet dhe botën tonë është që të lejojmë më shumë nga dashuria e Jezusit - të vetmes Dashuri Hyjnore, që ka ardhur të festojë me ne këtë stinë Krishtlindjeje - në jetët tona.


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>