20 Qershor

Kërkoj strehë tek ti!

Vargu i ditës: "Zoti është i mirë, është një fortesë në ditën e fatkeqësisë; ai i njeh ata që kërkojnë strehë tek ai." Nahumi 1:7

E sigurt që mund të të kujtohet kur ke patur ndonjë ditë, javë, vit, periudhë të vështirë dhe nuk ke ditur si do të shkonte dhe ku do të përplaseshe. Njeriu mendon shumë gjëra në këto lloj periudhash delikate dhe mund të kërkojë strehë gjithandej dhe e vërteta se "gjithandej" të presin krahëhapur... Si?!

Streha ku zakonisht bien në këto "kohë" është gota e alkoolit, ajo gjethja jeshile, ajo gjëja gjysëm e zhveshur që të fillon të ngacmon disa mendime të çuditshme. Ndoshta edhe mund ta kuptosh se kjo nuk është streha e duhur por e vërteta është se ti mendon se nuk e meriton të jesh diku tjetër. Fillon e pajtohesh me këtë lloj "strehe" plastike që pasi të përtyp, të konsumon, të zhgarravit në mes të rrugës më pas...

Dikush ka thënë: "Ne marrim frymë se duhet të marrim, ne hamë dhe pimë se duhet të hamë dhe të pimë dhe strehohemi diku sepse duhet të strehohemi, pavarësisht se ku mund të jetë ky vend!" 

Zoti është i mirë dhe një fortesë, një shkëmb i fortë në ditë të këqija. Zoti e di kur ti ke nevojë për strehë, kur je në ditë fatkeqësish është gjithnjë aty me ty. Kërko strehë te Perëndia... Ai është vendi më i sigurt, Ai kurrë nuk do të të flakë tutje, nuk do të të japë strehë të përkohshme. Ai do të jetë me ty, për ty dhe do të gjesh strehë të përhershme tek Ai. Zgjidhe sot strehën tënde dhe kërkoje...

Pëshpërit Një Lutje:

Perëndi faleminderit që na strehon dhe na do shumë. Zot ti e di ditën time të fatkeqësisë, ti e ke parë dhe e di që streha e vetme e sigurt ku mund të jem, është vetëm pranë teje, në strehën tënde. Zot unë zgjedh sot të strehohem tek ti dhe jo në gjërat e botës të cilat janë të përkohshme. Zot më ndihmo të të zgjedh ty, sot dhe çdo ditë të jetë sime. Lutem në emrin Jezus, Amen.


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>