21 Tetor

Këshillimi i Skuadrës

Jezusi iu dha fiks këshillat që do t’ju duheshin skuadrës së tij dhe i përgatiti për të ardhmen. Mateu 10:16–33 

Jezusi së pari i dërgoi dishepujt e Tij për të shërbyer, por gjithashtu iu kujton atyre se Ai do që ata të bëhen lidera si Ai. Si pjesë e procesit të përgatitjes, Ai i udhëzoi ata në gjërat që do t’iu ndodhin rrugës:

1. Ai i nxit ata që të jenë të mençur dhe të pastër (v. 16).

2. Ai i paralajmëron për vështirësitë në të ardhmen (v. 17, 18).

3. Ai u jep atyre udhëzime sesi të merren me këto vështirësi (v. 19, 20).

4. Ai parashikon dhe sfida personale dhe familjare (v. 21, 22).

5. Ai u jep shpresën dhe sigurinë që në fund do fitojnë (v. 23).

Jezusi gjithashtu sqaron dhe kuptimin e dishepullimit. Ai vazhdon t’i përgatisë çunat e skuadrës së Tij për çdo lloj situate. Nga këndvështrimi i një trajnuesi, shikoji me nge këto hapa sesi e mësoi dhe e trajnoi Jezusi skuadrën e Tij. 

1. I trajnuari duhet t’i nënshtrohet autoritetit të trajnuesit (v. 24).
2. I trajnuari duhet të kuptojë se trajnuesi do të shumëfishojë veten tek ai/ajo (v. 25).
3. I trajnuari duhet të imitojë trajnuesin e tij (v. 25).
4. I trajnuari duhet t’i besojë Perëndisë që Ai do të kujdeset për nevojat e tyre (v. 26–31).
5. I trajnuari duhet të jetë besnik (v. 32, 33).

Cila nga këto të bëri më të mendueshëm? Cilave do t’ju japësh më shumë vëmendje? 
Pasazhin e Shkrimit mund ta lexosh te ky link: https://www.bible.com/bible/7/MAT.10.ALBB


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

Ku e Bazoi Vizionin e Tij Jezusi?

Ku e Bazoi Vizionin e Tij Jezusi?

Si Rritet Niveli i Përkushtimit?

Si Rritet Niveli i Përkushtimit?

Pjetri, Lider i Veçantë?

Pjetri, Lider i Veçantë?
{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>