Ndalo një moment dhe shiko jashtë? Çfarë pe, çfarë ta tërhoqi vëmendjen? Në fakt aty kanë qenë ato që pe ti. Thjesht tani ndalove dhe u fokusove.
Ky do ishte përshkrimi më i thjeshtë i Kreshmës, të ndalosh një moment gjatë ditës edhe pse mund të jetë ditë e ngarkuar me punë, provime, gjëra dhe të shikosh, të fokusohesh tek ajo që ka qenë gjithmonë aty: Prania e Perëndise!
Luka 2:41-42 “…ti po shqetësohesh dhe kujdesesh për shumë gjëra; por vetëm një gjë është e nevojshme, dhe Maria zgjodhi pjesën më të mirë, që asaj nuk do t'i hiqet.”
Kreshma është një kohë 40 ditë para festës së Ringjalljes së Jezusit, Pashkës. Një periudhë kohe që ti e ndan më vete për tu fokusuar te Perëndia. Është mjet që të ndihmon për tu përqëndruar dhe për të dëgjuar zërin e Perëndisë.
Psalmi 46:10 “Ndaluni dhe pranoni që jam Perëndi; do të ngrihem lart midis kombeve, do të ngrihem lart mbi tokë.”
Bëj ndonjë lloj “sakrifice” këtë kohë, hiq nga koha jote që po e harxhoje diku tjetër dhe fokusoje te Perëndia, te dashuria e tij, tek ai që të krijoi dhe pagoi për ty.
Isaia 53:5 “Por ai u tejshpua për shkak të shkeljeve tona, u shtyp për paudhësitë tona; ndëshkimi për të cilin kemi paqen është mbi të, dhe për shkak të vurratave të tij ne jemi shëruar.”
Ka disa disa dhe forma të ndryshme, disa e mbyllin të premten, disa nuk e llogarisin javën e fundit… Unë do sugjeroja për këtë vit: 1 Mars deri për Pashkë, 9 Prill, 6 te diela, 40 ditë. Në këtë periudhe ne fillojmë serinë e përvitshme #Jesus23. Gjithë fokusi i festimeve dhe jetës së përditshme të jetë te Jezusi.
KATËR sugjerime praktike sesi të fokusohesh tek prania e Perëndise këto 40 ditë:
Lutja, Agjërimi, Komuniteti, Bujaria.
1—Lutja. Që mund të jetë, kohë e qetë me Zotin çdo ditë. Ky është sugjerim për gjithë ditët e vitit por këtë kohë mundohu të mos humbësh asnjë ditë. Mëso një varg përmendësh gjatë kohës së qetë. Që mund të jetë vargu i ditës nga app i Biblës ose mund të jetë nga pasazhi që lexove. Vargjet e ditës nga app-i me shumë gjasa do të jenë vargje që flasin për vdekjen dhe ringjalljen e Jezusit, kështu që do t’i sugjeroja.
2—Agjërim. Ka kuptimin, po ndan më vete kohë për tu fokusuar te Perëndia dhe koha me të. Nuk është ideja të heq diçka dhe të vazhdosh ritimin normal të jetës. Një ide do ishte: Shkurto 10% të kohës në media sociale dhe kaloje në lutje dhe leximin e Shkrimit. Eshte e lehtë për ta matur, shko te timer dhe të tregon afërsisht në ditë, javë sesa kohë kalon dhe ndaj 10% të asaj kohe këto 40 ditë për ta kaluar me Perëndinë. Ose hiq dorë nga diçka që e do shumë: nga të ëmblat për 40 ditë ose agjëro një vakt, nëse ndjek shumë TV hiq kohë nga ai për të kaluar me Perëndinë. Nëse je fiksuar pas BigBrother nuk ta këshilloj ta ndalosh por nëse mendon se kjo është një nga gjërat që do shkurtuar këto kohë atë bëj. Bëj një formë agjërimi tënden. Këshilla e vetme që kam është, atë kohën që po e ndan më vete sigurohu që po e kalon me Perëndinë.
2—Komunitet. Fillo një komunitet, grup shokësh. Ose vazhdo të mblidhesh po me ta, nëse je pjesë e një grupi të vogël, grup shërbese. Ndryshe fillo një grup të vogël, nëse nuk e fillon dot fizikisht, fillo një grup online (whatsapp group, Instagram group, messenger….) ose filloni një plan leximi nga app bashkë me disa miq.
3—Ji Bujar. Perëndia aq shumë e deshi botën sa DHA… Ai është bujar, e tregoi në mënyrën më të madhe sa dha Birin për ne. Bujaria këto kohe është formë për tu afruar me Perëndinë. Ji bujar me kohën, gjej kohë për tu takuar me miq por me qëllim, për tu lutur me ta për t’i inkurajuar. Ji bujar me gjërat që ke, kjo është e lehtë, thjesht ji i vëmendshëm kur flasin miq e tu dhe nëse dallon një nevojë dhe ti e ate gjë, gjej mënyra sesi do e ndihmosh. Ji bujar duke dhënë 1/10 dhe ofertën në kishën tënde ose diçka më shumë. Ka gëzim kur jep, gjithmonë ka. Të vetmit që nuk bien dakort janë ata që s’kanë dhënë asnjëherë
Uroj shumë që kjo kohë, 40 ditë para Pashkës, kjo Kreshmë do të afrojë shumë me Perëndinë. Më shkruaj nëse ke pyetje ose meraqe ose gjëra të tilla në lidhje me Kreshmën ose besimin e krishterë.