Mateu 5:9 Lum ata që përpiqen për paqen (lum paqebërësit), sepse ata do të quhen bij të Perëndisë.
Hapa praktikë sesi të zgjidhësh një konflikt. Në fakt do të ndaj me ty shtatë hapa gjatë kësaj jave.
Ka shumë rëndësi zgjidhja e tyre sepse kur nuk e zgjidh problemin:
1 - Të bllokon marrëdhënien me Zotin, nëse nuk flet me të tjerët. Shkrimi thotë: "Si mund ta duash Perëndinë që s’e ke parë kur ti nuk do njerëzit që i shikon dhe që janë krijuar sipas imazhit të Tij?!"
2 - Të bllokohen lutjet. Për burrat; trajtoje gruan me butësi sepse nuk të dëgjohen lutjet, thotë Shkrimi.
3 - Të bllokon lumturinë. Mund të kesh shumë gjëra por nëse ke bërë sherr me dikë, me gruan, me familjen, nuk të shijon asgjë kur ke një marrëdhënie të prishur.
Ja hapat praktikë për të zgjidhur një konflikt:
1-Hidhe Ti Hapin E Parë. Por e ka fajin ai/ajo. Jo, ti hidh hapin e parë, ti je paqebërësi. Nga ty pritet që të përpiqesh për paqen. Madje Shkrimi thotë: Nëse po adhuron dhe të kujtohet që dikush ka diçka kundër teje, shko dhe pajtohu së pari me atë person pastaj adhuro. Shko direkt, mos prit për më vonë.
Unë vetë mundohesha ta shmangia zgjidhjen e konflikteve. Ka dy modele sjelljesh kur vjen puna te një konflikt: 1 - qelbësi, sa e prek lëshon erën e keqe direkt. 2 - Breshka, sa fillon konflikti fshihet. Çdo martesë, njeri është qelbësi, tjetri breshka.
Thonë që koha shëron çdo gjë! Koha nuk shëron gjë fare e përkeqëson situatën sepse me kalimin e kohës ngurtësohesh. Kur është kështu që koha shëron çdo gjë, kur je sëmurë pse shkon te doktori më mirë rri e prit? Sepse e di e që koha nuk shëron çdo gjë.
*E vetmja mënyrë për ta zgjidhur një konflikt është të përballesh me të.
Frika na pengon të përballemi me konfliktin.
Kam parë burra 2 metra që kur iu thotë gruaja: “S’ka gjë se flasim më vonë”, “ngordhin” nga frika. Më parë janë gati të shkojnë për luftë në Ukrainë sesa të përballen me gruan e cila ka një gjë për të sqaruar.
Frika e ka fillin që te Adami dhe Eva, Zanafilla 3:10, kur dëgjuan se erdhi Perëndia në kopësht patën frike dhe u fshehën. Që nga ajo ditë ia fshehim gjërat njëri tjetrit dhe Perëndisë sepse kemi frikë. Kur ke frikë, bëhesh mbrojtës, pastaj tërhiqesh dhe fshihesh, bëhemi ankues dhe duam t’i kontrollojmë gjërat. Njerëzit e pasigurtë duan të kontrollojnë gjërat dhe përfundojmë duke u fshehur dhe duke u izoluar nga njerëzit që duam më shumë. Duke ruajtur sekrete dhe duke mos ndarë zemrën nga frika. Nga frika se do të gjykojë, do të keqkuptojë, se mos do ta përdorë më vonë atë që kalova sot dhe që e tregova.
Ku ta gjesh kurajon për të hedhur hapin e parë që ta zgjidhësh konfliktin me dikë në familje apo shok, koleg?
Tek Fryma e Shenjtë, kur ke Frymën e shenjtë nuk ke frikë, por me të ka dashuri, fuqi dhe vetkontroll për secilin prej nesh.
Pa atë fuqi nuk ia del dot. Fryma e shenjtë heq frikën dhe të jep ty fuqi. Si mund ta marrësh? Kërkoja Perëndisë, me jep fuqi nga Fryma e Shenjtë për të marrë guximin dhe të shkoj dhe të flas me filanin që sot.
A do ta bësh një lutje që tani, a do t'i kerkosh Atit që tani fuqi për të shkuar dhe për të folur me atë person?