20 Prill

Kush Ta Marrë Inisiativën i Pari?

Që një marrdhënie e prishur të rregullohet, Shkrimi thotë, TI duhet ta marrësh inisiativën i pari. Nuk ka rëndësi nëse e nise ti apo e nisi ai tjetri. Perëndia pret që ti ta hedhësh hapin e parë. Mos prit tjetrin, lëviz ti i pari.

Të rregullosh një miqësi të prishur është shumë e rëndësishme. Jezusi madje thotë jepi rëndësi para adhurimit në grup, në kishë. Ja si thuhet te Mateu 5:23-24 Nëse ti, pra, po paraqet ofertën tënde te altari, dhe atje kujtohesh se yt vëlla ka diçka kundër teje, lëre atje ofertën tënde para altarit dhe shko pajtohu më parë me vëllanë tënd; pastaj kthehu dhe paraqite ofertën tënde. 

Kur ka miqësi të prishura, të ndrydhura, nxito për t’i sqaruar. Mos e zvarrit, mos u justifiko as mos thuaj ‘një ditë kur të bëhem mbarë’. Sa më parë të jetë e mundur, shko dhe ulu me të. Vonesat vetëm sa mbledhin hidhërim dhe e përkeqësojnë dhe e zmadhojnë situatën. 

Shpesh ka rëndësi koha dhe vendi ku do të takoheni. Mos u takoni në një kohë kur je shumë i lodhur, i uritur apo e ke me ngut apo mund të ndërpresë dikush. Koha më e mirë është në atë pjesë të ditës kur ti je më mirë, më në formë. 

Përshpërit një lutje
Atë, në emrin Jezus lutem, që të më ndihmosh sot të marrë ne tel, ti shkruaj personit ndaj të cilit kam diçka, lëndim, mosfalje… faleminderit që më kujton sesa e rëndësishme është marrdhënie me njerëzit e tjerë. Më jep guxim, në emrin Jezus lutem, amen! 


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>