3 Prill

Kush të mbron ty?

Djema të mi, ju shkruaj këto gjëra që të mos mëkatoni dhe në qoftë se ndokush mëkatoi, kemi një avokat te Ati, Jezu Krishtin të drejtën. 1 Gjonit 2:1.

Avokat është dikush që mbron çështjen tënde. Pra, ai thirret për të ndihmuar dhe është si ndërmjetës mes teje dhe shtetit për çështjen që po përballesh. Ai është aty duke të përfaqësuar dhe të mbrojë ndaj një kauzë apo diçkaje në ndonjë gjykatë. Pra, në këtë rast ai ndërmjetëson për ty, në mënyrë që ti të mos kesh nevojë të mbrosh veten. 

Vargu thotë se na janë shkruar, na janë thënë ca gjëra që të mos mëkatojmë, pra të qëndrojmë larg mëkatit dhe telasheve. Por nëse jemi në telashe dhe kemi mëkatuar, kemi një avokat, një ndërmjetës tek Ati dhe Ai është Jezu Krishti.
E mira është të mos mëkatojmë fare por nëse ndodh, kujtohu që ke një akovat para Perëndisë, që jo vetëm të mbron, por tashmë e ka paguar dënim që të takonte ty.

Nëse shkon një varg më poshtë tek i njëjti kapitul do të shohësh se atje thuhet se Ai është shlyesi i mëkateve tona; dhe jo vetëm për mua edhe për ty, por për të gjithë botën. Ky është avokati që na duhet në jetën tonë, në përditshmërinë tonë ndërsa hasemi me vështirësi dhe tundime të ndryshme, kujto që ai është avokati që të duhet për të ndërmjetësuar për ty tek Ati nëpërmjet vdekjes dhe ringjalljes së Tij, në mënyrë që ti ta "fitosh çështjen" dhe të dalësh i pafajshëm.

Pëshpërit një lutje: 
Perëndi, faleminderit o Atë që dhe Birin tënd të vdesë për mua dhe mëkatet e mia dhe u ringjall sërish që unë të kem jetë. Zot lutem që do ta kërkoj ndihmën e “avokatit” tim përditë dhe do të kërkoj ndihmë në përballimin e jetës dhe rrethanave që do të më sjellë dita. Lutem dhe kërkoj në emrin Jezus, Amen.



Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>