29 Qershor

Lutemi për Generatën Z—Brezi Më i Veçantë

Është brezi që ka lindur në vitet 1997 deri 2012. Janë në moshën 11 deri 25 vjeç. Të rinjtë e sotëm. Janë brez i trazuar, çoroditur sepse kanë ndodhur shumë shumë gjëra në brezin e tyre. Kanë teknologjinë nëpër duar dhe ata që kanë njohur Zotin kanë shumë pasion për të. Duan të ndajnë lajmin e mirë me shokët e tyre. 

Thonë brezi para tyre: sa kemi vujtuar ne. Por ky brez ka kaluar shumë furtuna në një kohë të shkurtër. Është brezi që nuk janë mësuar me qetësi sepse gjithmonë ka qenë duke ndodhur diçka. Disa nga ata kanë lindur mes plumbave të 1997-tës, trazicone, lufta e kosovës, hashashi vuuu, ekonomia me shumë kolpo, efekti i universitetit kristal dhe vitrina i preku, emigrimi, gripi pulave, derrit, ebola, covidi, terrorizmi në nivele të larta, tërmete, përmbytje, lufta në ukrainë, kohë me nivelin më të lartë të zhgënjimit në Shqipëri. Kanë vështirësi të kenë shoqëri të ngushtë për shumë kohë sepse atë që ke shok sot, nesër e shikon që poston story nga Gjermania, Italia… Shumica e të larguarve nga Shqipëria janë të këtij brezi. Pa llogaritur shëndetin mendor që është bërë temë e gjërë për këtë brez. DHE, ata po i navigojnë njëra pas tjetrës tw gjitha këto furtuna. 

Por ama, le të besojmë se Perëndia i ka sjellë në jetë në këto kohë dhe janë aty për të bërë vullnetin e Tij. Kanë lindur për një kohë të tillë si kjo. Dhe jo thjeshtë për të mbijetuar por për të shpërthyer dhe stuhitë që po kalojnë po i kthejnë ata në super lidera. Kanë lindur për të drejtuar, për të çarë stuhitë me Zotin dhe për tu çuar që të ndajnë lajmin e mirë, siç thotë vargu… 1 Gjonit 2:12 Etër, ju shkruaj sepse ju e keni njohur atë që është që nga fillimi. Të rinj, ju shkruaj sepse e mundët të ligun. 

Le të lutemi që do ta mundin të ligun, do nderojnë emrin e Zotin dhe do të sjellin shokët e tyre tek Ai. \
Le të lutemi për tre gjëra për këtë brez:
1-Urgjenca e lajmit të mirë. Të kenë pasion për të ndarë ungjillin dhe ta kuptojë që sot është koha për këtë gjë.
2-Rrjedhshmëri. Ta njohin lajmin e mirë, ta njohin Shkrimin që t’ju vijë shumë natyrshëm për ta ndarë atë.
3-Strategji. Të kenë një model sesi ta ndajnë lajmin e mirë në mënyrë shumë praktike. Siç është The Four, me katër simbole: Zemra, pjestimi, kryqi dhe pikëpyetja. Që nënkuptojnë: Perëndia të do, mëkatin na ka ndarë nga ai, kryqi na bashkon dhe ri-ndërton marrdhënien tonë me të, pikëpyetja është sfida për ta pyetur moshatarin, po ti çfarë do të bësh?  

Është brezi që duan të kenë një Mbret, një Kauzë dhe Shokë si skuadër. Porosia e madhe i plotëson të treja gjërat që do ky brez. Mbreti = Jezusi, Kauza = Shkoni dhe ndani lajmin e mirë. Shoku = Unë do të jem me ju deri në fund, tha Jezusi. 

Le të lutemi për këtë super brez që janë kaq të veçantë, kaq enërgjikë, kaq të zotë, kaq të pajisur për të arritur brezin e tyre me lajmin e mirë. 


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>