30 Qershor

Mos u trondit; Beso!

Vargu i ditës: "Zemra juaj mos u trondittë; besoni në Perëndi dhe besoni edhe në mua!" Gjoni 14:1

A të ka ndodhur ndonjëherë kur je duke pritur ndonjë lajm të keq? Si të kanë ngushëlluar? Mbaje veten, ti je burri i shtëpisë, ti je gruaja e fortë, të gjithë i kanë sytë tek ty. A janë këto disa nga gjërat që të kanë thënë? 
Pas asaj që të pret, pas atij lajmi të keq, pas atij njeriut të dashur që shumë shpejt do të largohet nga jeta dhe pas shumë e shumë gjërave që na presin, nuk mund të jetë ngushëllim asgjë, nëse nuk ka shpresë. Pra ti duhet të besosh që kjo që ndodhi edhe pse ishte e dhimbshme, jeta nuk do të jetë gjithnjë kështu sepse është dikush që do të jetë pranë teje në të mirë e në të keq.

Dikush ka thënë: "Pas tronditjes dhe habisë, ka patjetër nevojë për veprim, ka patjetër nevojë për shpresë!"

Patjetër do të ketë raste ku na presin sfida të mëdha, sfida që duket sikur janë një mal i madh dhe i pakapërcyeshëm. Sfida që mund të na “zvogëlojnë” dhe do të na "mpakin". Në rast se nuk ka ardhur akoma, prite... do të vijë një ditë, jeta është plot sfida. Pikërisht në atë ditë të duhet të besosh... Të besosh se ka një Perëndi atje lart që kujdeset për ty dhe se Jezusi është ai që sjell shpresë dhe ka premtuar se do të jetë me ty deri në mbarimin e kohës.

Pëshpërit Një Lutje

O Atë faleminderit që je aty me mua dhe më ngushëllon, që më përgatit për atë që do të vijë dhe se e vetmja mënyrë për ta kaluar atë situate është prania jote. Unë besoj në ty Zoti Jezus, unë do të të ndjek ty dhe le të jetë kjo lutja ime. Në emrin tënd të shenjtë e kërkoj dhe lutem, Amen.


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>