1 Qershor

Nderoji Prindërit!

Vargu i ditës: "Ndero babanë tënd dhe nënën tënde'' ky është urdhërimi i parë me premtim,'' që ti të jesh mirë dhe të jetosh gjatë mbi dhé."  Efesianëve 6:2-3

Ky është premtim fantastik edhe pse vjen me një kosto. Në fakt të nderosh nuk është aq e thjeshtë sepse prindërit tanë nuk janë përfektë. Të gjithë kanë një eksperiencë unike me prindërit e tyre. Por nuk është se ka ndodhur gjithnjë që t'i nderosh prindërit e tu apo të nderosh njerëzit rreth teje.

Është sfidë e përditshme që të bën të mendohesh sa herë që ke një situatë përpara. Janë dy gjëra të ndryshme të jesh i ndershëm dhe të nderosh të tjerët, në këtë rast babanë dhe nënën tënde. 

Si t'i nderosh? Duke bërë gjëra të vogla çdo ditë për ta. Një telefonatë nëse je larg, një bisedë, një kompliment, një lloj mbështetje dhe kjo nuk na vjen shumë natyrshëm kur mendon fëmijërinë tënde. 

Dikush ka thënë: "Nëse nderojmë babanë dhe nënën, ne jo vetëm që do të kemi paqe me veten, por do të kemi mundësinë t'i japim jetë të ardhmes.

Ky premtim vjen me kusht, nëse do që të jesh mirë dhe të jetosh gjatë, duhet të nderosh nënën dhe babanë. E sigurt që mund të ketë sfida të ndryshme dhe ndoshta për disa mund të jetë e përditshme, por është gjëja më e mirë që mund të bësh. 

Pëshpërit një lutje

O Atë, faleminderit që kujdesesh deri në detaje për jetën time. Më jep urtësi të nderoj nënën dhe babanë, njerëzit e tjerë dhe këdo që Ti do të më sjellësh në jetën time. Perëndi më jep zemër të pastër për të nderuar të tjerët. Kërkoj në emrin Jezus, Amen.


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>