Jezusi tha: Më kanë përndjekur mua, do t’ju ndodhë edhe ju. Çfarë të bësh sa herë që has opozitë, kundërshim, vështirësi për shkak të besimit, për shkak se dallohet që ti je ndjekës i Tij. Sot le të shohim si reagoi Jezusi kur e dinte se kush është burimi i përndjekjes.
Në ditët e tjera ishin pjesët 1-3, nesër do të ndaj të fundit:
4. Mos harro se burimi i përndjekjes është Satani. Pavarësisht se fjalët dalin nga një njeri. Burimi i ligësisë nuk është ai/ajo. Sulmi me fjalë, presioni që po të ushtrojnë, nxitja për të mos folur, për të bërë kompromise, për çdo gjë të ligë, ato vijnë nga i ligu. Te Zbulesa 12, Satani quhet me emrin “akuzuesi i vëllezërve” kjo është puna e tij. Puna e tij kryesore është të dekurajojë ty, të uli poshtë. Sepse… Satani e urren Perëndinë dhe çdo gjë që ka krijuar Perëndia, por më së shumti bijtë e Perëndisë. Satani do që ta lëndojë Perëndinë por me të e provoi dhe nuk i eci. Kështu që ai na sulmon ne sepse ne jemi krijuar sipas imaxhit të Perëndisë.
Dhe për shkak se jemi në luftë frymërore, tamam tamam, gjithë ato presionet, kundërshtitë, sulmet, nuk të vijnë nga njerëzit, shiko përtej, ata thjesht po i përdor i ligu kundër teje.
Satani madje provoi dhe sulmoi Jezusin por nuk ia doli dot. Jezusi e kundërshtoi me shkrimin, eshte shkruar… Tani sulmon të krishterët: Ata të lënë nga mentë, akoma ndjekin Biblën, ata nuk e duan qefin, nuk e duan të renë, janë me kohën e qepës.
Ja të lexojmë te… 2 Timoteut 2:25-26 Duke i mësuar me butësi kundërshtarët, me shpresë se Perëndia ua jep atyre të pendohen, që arrijnë të njohin të vërtetën, dhe të vijnë në vete, duke shpëtuar nga laku i djallit, që i ka zënë robër të vullnetit të tij.
Ufaaa çfarë thotë fundi i vargut, djalli i mban/i ka zënë robër të vullnetit të tij. Shiko: ai/ajo që s’ka Frymën e Shenjtë, s’ka si të mbrohet ndaj robërisë tij.
Kur e kupton se nga vjen burimi i përndjekjes atëherë i trajton kundërshtimet siç i trajtoi Jezusi. Si e bëri Ai? Edhe kur ishte në kryq tha “Atë fali sepse nuk e dinë se çfarë po bëjnë”. Kjo është ti ngjash Krishtit, ta pranosh: ata nuk e dinë se çfarë po bëjnë, nuk po e bëjnë nga vetja por të ndikuar nga burimi i ligësisë. Ata që të sulmojmë, nuk e dinë se çfarë po bëjnë.
Ata që marrin nëpër gojë emrin e Krishtit, të kishës, hedhim baltë mbi Biblën, mbi të krishterët, ata nuk e dinë se çfarë po bëjnë. Prandaj Jezusi tha, Atë fali!
Si iu pergjigj Jezusi gjithë sulmeve ndaj tij? Lexojmë te 1 Pjetrit 2:23 Kur e fyenin, nuk e kthente fyerjen, kur vuante, nuk kërcënonte, po dorëzohej tek ai (Perëndia) që gjykon drejtësisht.Prandaj le ta kujtojmë këtë gjë sa herë që ndodhemi nën presion, sulm.
Për të ndjekur të plotë mesazhin po ndaj këtu linkun me ty: https://youtu.be/mCH0_VKmKx4