6 Shkurt

Nuk ka krahasim me Perëndinë e Vërtetë!

"Me kë kërkoni, pra, të më ngjasoni, që të jem baras me të?" thotë i Shenjti.". Isaia 40:25

Perëndia i tha këtë profetit Isaia dhe përgjigjja është e qartë që nuk ka asnjë Perëndi tjetër përveç Perëndisë!

Tani, pse është e rëndësishme kjo? Pse është thelbësore të besojmë që ka vetëm një Perëndi në univers dhe që ky Perëndi e ka përshkruar veten e Tij në faqet e Biblës? Përgjigja është aq e thjeshtë sa është e thellë. Ne jemi ushqyer vazhdimisht gënjeshtër pas gënjeshtre që të gjitha besimet janë njëlloj të vlefshme dhe se të gjitha rrugët të çojnë te Perëndia. Pra, dikush mund të zgjedhë meditimin apo të mbajë ligjet strikte të ndonjë besimi tjetër dhe të gjitha këto janë "shpirtërore" dhe të gjitha të çojnë tek i njëjti vend, te Perëndia...

A është e vërtetë kjo? JO! Kjo nuk mund të jetë e vërtetë sepse besimet e ndryshme kundërshtojnë njëri - tjetrin pothuajse në çdo pikë! Bibla na thotë që ka vetëm një Perëndi të vërtetë dhe që Ai e ka zbuluar Veten e Tij dhe rrugën për një marrëdhënie me Atë përmes Biblës. Mënyra e vetme për të njohur Perëndinë dhe për ta arritur Atë është të zbulojmë çfarë thotë Ai për Veten në Bibël. 

Pëshpërit një lutje: 
Perëndi faleminderit që na e ke zbuluar Veten në Bibël dhe ne mund të mësojmë më shumë dhe të hyjmë në marrëdhënie të thellë me Ty. Zot lutem që nuk do të shpërqendrohem me idetë e çuditshme të botës por do të kem në mendje se Ti je Perëndia i vërtetë dhe që unë do të të besoj vetëm Ty. Zot lutem dhe falënderoj në emrin Jezus, Amen.


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>