4 Janar

Perëndia është Atë që Fal!

"Në të cilin kemi shpengimin me anë të gjakut të tij, faljen e mëkateve sipas pasurisë së hirit të tij, të cilin e bëri të teprojë ndaj nesh me gjithë urtësinë dhe mençurinë. Efesianëve 1:7-8.

Nëpërmjet tij kemi faljen e mëkateve. Si veproi Ati me birin te historia e djalit plangprishës? Biri mëkatoi ndaj atit të tij dhe imagjino që ky baba ka patur një jetë të ndershme duke u bërë copa për bijtë e tij që ata të kishin një jetë më të mirë pranë tij duke punuar në pronat e tyre. Ky bir ia futi kot duke e bërë pasurinë e tij rrush e kumbulla dhe duke mëkatuar në mënyra të ndryshme... Ati në vend që ta qortonte e fali dhe e priti i gëzuar... 

Tani besoj të ka rënë rasti kur babai yt të ka qortuar dhe madje ta ka veshur edhe ndonjë syve kur nuk mbante më ujë pilafi. Tani imagjino se sa herë do të ishim goditur neve për mëkatet tona nëse marrëdhënia me Atin qiellor do të ishte e njëllojtë. Por këtë bëri Jezusi... Këtë bëri Perëndia duke dërguar Birin që të merrte goditjet tona, dënimet tona, mëkatet tona dhe duke vdekur në kryq i pagoi të gjitha një për një me anë të gjakut të Tij dhe pas tre ditësh u ringjall që të na japë falje.... 

Perëndia është Ati që fal... Ai po pret për ty dhe po pret të kthehesh në shtëpi dhe Ai të ka falur për të gjitha... Zgjidh ta besosh dhe të kesh një marrëdhënie me Atë. 

Pëshpërit një lutje: 
Perëndi, të jam mirënjohës që dërgove Birin të vdesë në kryq për mëkatet e mia. Faleminderit Perëndi që je kaq i dashur dhe i duruar me mua. Zot të jam mirënjohës dhe të falënderoj për sakrificën tënde të madhe dhe lutem që sot do të mbushem me falënderim për atë që ke bërë për mua, që më shpëtove dhe më bërë pjesë të familjes tënde. Lutem dhe i lë këto gjëra në emrin tënd, Amen.


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>