2 Janar

Perëndia është Atë!

Megjithatë, o Zot, ti je ati ynë; ne jemi argjila dhe ti je ai që na formon; ne të gjithë jemi vepra e duarve të tua." Isaia 64:8.

Pyetja kush është Perëndia, mund t'i japësh përgjigje të ndryshme në varësi të nevojës apo situatës specifike që mund të kesh në atë moment të caktuar. Por Perëndia është Atë. Jezusi e thirri Perëndinë "Abba" që do të thotë Atë, baba... Ka një mori vargjesh në Bibël ku Perëndia është Ati ynë... 

Fjala baba është shumë personale dhe nuk mund të thërrasësh dot këdo me këtë emër. Mund t'i thuash dikujt, të kam vëlla, të kam motër, të kam shok, mik etj por nuk mund t'i thuash që të kam baba... Ky është emër ose titull që e ka vetëm një person. Ka një mori vargjesh në Bibël ku Perëndia është Ati ynë... Kjo na jepet edhe te Mateu 6 ku nis me pjesën: "Ati ynë që je në qiell..." 

Ndoshta dikush ka patur një marrëdhënie të mirë me babain, ndoshta dikush e ka patur marrëdhënien e thyer ose nuk kanë marrëdhënie fare, por dua që të shohësh përtej kësaj, të shohësh për Atin më të veçantë në gjithë botën, Perëndinë Atë, Abba... 
Mendo më shumë për këtë vit për këtë marrëdhënien që do të ndërtosh, restaurosh me Atin tënd qiellor... Me siguri ke dëgjuar për djalin plangprishës dhe historinë e tij te Luka 15... 

Po sikur të jetë ky rasti yt? Cilat janë disa nga hapat që mund të ndërmarrësh për ta bërë këtë marrëdhënie të shkëlqyeshme? Perëndia Atë është aty... Ai po pret për ty dhe Ai është duke pritur me padurim që ti të kthehesh ose ta njohësh Atë për herë të parë... Le ta fillojmë këtë vit me mirënjohje, duke e njohur më shumë Atin tonë dhe duke patur një marrëdhënie të ngushtë me të... 

Pëshpërit një lutje: 
Perëndi, faleminderit që më quan bir, që më quan bijë... Faleminderit që je për mua Ati im dhe kujdesesh... Faleminderit që je pranë meje dhe unë kam një vend ku të mbështetem, ku të strukem kur vijnë vështirësitë por gjithashtu kam gëzimin të mburrem me emrin tënd Abba, Atë... Lutem që sot, do ta filloj ditën dhe do ta filloj vitin me këtë në mëndje; Ti je Ati im dhe nuk ka asnjë gjë në botë që mund të më ndajë nga dashuria jote dhe nuk ka asnjë gjë në botë që mund të ma heqë statusin si bir apo bijë në ty Perëndi... Lutem Perëndi që do të kem një marrëdhënie të ngushtë ashtu si të pëlqen Ty Perëndia im, Ati im... Lutem në emrin tënd të shenjtë... Amen.


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>