10 Janar

Perëndia është Dashuri!

Perendia eshte Dashuri1 Gjonit 4:8

Si mund të dojë Perëndia një si mua?! 

Kjo është pyetje shumë e mirë. Në botë ka mbi 7 miliardë njerëz, pse duhet të dojë Perëndia një si mua? A e di Ai ç'kam bërë unë? Sa kështu e ashtu jam? Me siguri duhet ta kesh dëgjuar këtë shprehjen: "Perëndia të do!" dhe je habitur apo të është dukur kështu vetëm sepse dikush ta ka thënë ndoshta për të të justifikuar në ato momente kur ia ke futur kot apo kur je ndjerë vetëm.

E vërteta është se Perëndia është burimi i dashurisë... Ne duam sepse Ai na deshi i pari. Ai na krijoi, na vuri të jetonim në kopshtin perfekt, na dha gjëra për të bërë dhe kur na krijoi tha: "Kjo është shumë mirë!". Ti je krijimi i Perëndisë dhe Perëndia të do shumë dhe të deshi aq shumë dhe të do akoma, sa dërgoi Birin të vdiste në kryq për mëkatet e tua që ti të kesh jetë dhe ta kesh me bollëk... Të mos humbasësh por të kesh jetën e përjetshme, përgjithmonë në bashkësi me Atë. 

Ndoshta një inkurajim i mirë për sot do të ishte, që edhe pse ndihesh sikur je i humbur, Perëndia të do gjithsesi... Perëndia është dashuri dhe ai të pret me krahë hapur sa herë që do ta kërkosh të kthehesh tek Ai... Vepra e Tij në kryq ishte vula e dashurisë, sakrifica që bëri për ty dhe mua që nuk e meritonim...

Pëshpërit një lutje: 
Perëndi, faleminderit që me do kështu siç jam, që më do pa kushte... Faleminderit për dashurinë tënde të madhe që më shpëtove nga humbja dhe i dhe kuptim jetës sime. Zot lutem që do ta kujtoj dhe do ta reflektoj dashurinë tënde në mënyrën si unë jetoj... Të falenderoj Perëndi dhe lutem në emrin Jezus, Amen. 


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>