6 Janar

Perëndia është Flamuri im!

Moisiu ndërtoi pastaj një altar, të cilit i vuri emrin: "Zoti është flamuri im." Eksodi 17:5

Çfarë kuptimi ka për mua sot që Zoti është Flamuri im? Perëndia është frymëzimi, motivimi, fuqia... 

E ke parasysh historinë e çlirimit nga Egjipti? Perëndia dërgon një burrë me një shkop, as ushtri të madhe, as dronë, as ushtri të madhe... Ky në fakt nuk është ndonjë plan strategjik nga ana njerëzore apo jo? Por Moisiu i besoi Perëndisë dhe shkoi dhe u përball me Faraonin dhe me shkopin e tij i tha se e kishte dërguar Perëndia dhe i tha ta linte popullin e tij të shkojë. Moisiu me shkopin e tij që u quajt shkopi i Perëndisë, bëri shenja dhe mrekulli; ai goditi detin dhe deti u hap dhe ata kishin etje dhe uri dhe Perëndia siguroi dhe Moisiu bëri edhe shumë të tjera të cilat mund t'i lexosh tek Eksodi. 

Në luftë flamuri është gjë shumë e rëndësishme për ushtarin. Nëse flamuri binte, kjo do të thotë që po humbnin dhe prandaj flamuri duhet të ishte gjithnjë lart edhe nëse ushtari binte në betejë, një tjetër e merrte menjëherë dhe e mbante lart sepse kjo ishte shenjë që ishte duke fituar. Flamuri simbolizonte cilët janë këta ushtarë, cilës ushtrie i përkiste dhe ishte simbol frymëzimi që të mos dorëzoheshin dhe të jepnin maksimumin e tyre. 

Pyetja personale që mund t'i bësh vetes sot është: "Cila është beteja jote?" Puna? Shkolla? Familja? Shëndeti? Cila? 

Pëshpërit një lutje:
Perëndi të jam mirënjohës që je Ti Flamuri im, Ti je ai që i prin betejave të mia dhe je pranë meje dhe më mbështet t'i kaloj ato. Ti je aty me mua dhe ti e drejton jetën time. Perëndi lutem që do të heq çdo flamur nga jeta ime dhe ti do të jesh Flamuri im për sot dhe ditët që do të vijnë. Lutem dhe besoj në emrin Jezus, Amen.


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>