12 Janar

Perëndia është i gjithëdijshëm

"Gjërat e fshehta i përkasin Zotit, Perëndisë tonë, por gjërat e shfaqura janë për ne dhe për bijtë tanë për gjithnjë, me qëllim që të zbatojmë në praktikë tërë fjalët e këtij ligji". Ligji i Përtërirë 29:29

Perëndia di çdo gjë. ai di në mënyrë perfekte çdo gjë që planifikon përpara krijimit dhe Ai di në mënyrë perfekte çdo gjë që krijon, të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen. Ai njeh gjithçka dhe nuk është i kufizuar në kohë. 

Sa herë mund ta tundojmë veten për të zbuluar se si do të ishte e ardhmja jonë? Sa e sa persona shkojnë për ta parë të ardhmen e tyre në disa njerëz që pretendojnë që e njohin? Apo filma të ndryshëm që shohim ku tregojnë të ardhmen etj si këto? Perëndia tashmë e di dhe vetëm Ai e di të ardhmen dhe të shkuarën dhe gjithçka... Perëndisë nuk i shpëton asgjë sepse ai e ka gjithë dijen...

E ke gjetur ndonjëherë veten pa përgjigje? Jam i bindur që po. Ke kërkuar gjithandej, ke gërrmuar nëpër libra dhe në Google dhe sërish nuk ke mundur dot. Ndonjëherë nga ajo përgjigje të ndan vetëm një lutje. Një lutje mund të bëjë diferencën për të marrë njohurinë dhe përgjigjen e duhur nga Perëndia ose të duhet edhe pak durim ndonjëherë për të pritur përgjigjen e Perëndisë për një çështje të caktuar. 

Pëshpërit një lutje: 
Perëndi të falënderoj që je ky që je... Që di gjithçka, që je i fuqishëm që je i mirë... Unë jam i sigurt në krahët e tu sepse Ti e di të ardhmen time dhe tashmë je duke më mbrojtur dhe duke qenë pranë meje. Perëndi lutem që do të mbështetem në gjithëdijen tënde dhe do ta jetoj ditën e sotme dhe jetën me këtë mendim; Ti i di të gjitha të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen dhe mbulon çdo dimension në jetën time prandaj edhe unë ndihem i plotë me ty... Faleminderit Perëndi.


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>