12 Janar

Perëndia mundet!

"Sepse gjithçka është e mundur për Perëndinë.” Marku 10:27b

A e ke menduar ndonjëherë këtë pjesë? Perëndia mundet... Për çfarë? A mundet Perëndia vërtet për gjithçka? 

Nëse të ka shkuar nëpër mend mendoj se mund të jetë normale dhe kjo me siguri do të jetë lidhur me ndonjë situatë që nuk ka qenë fort e thjeshtë. Në këto situata lind natyrshëm pyetja që shtruam më lart... A mundet Perëndia? 

Perëndia mundet... Perëndia është krijuesi dhe është më i fuqishmi dhe është i pakufizuar. Pra Perëndia vërtet mundet. Perëndia mundet për atë situatën që je duke kaluar tani, Perëndia mundet të shërojë një lëndim, Perëndia mundet ta ndryshojë jetën tënde, Perëndia mundet të bëjë mrekulli, Perëndia mundet të të ngushëllojë dhe të të japë forcë. Perëndia mundet dhe lista vazhdon pafundësisht... 

Thuaji vetes sot se Perëndia mundet edhe atëherë kur ti nuk mundesh apo asgjë tjetër nuk e rregullon filan gjë apo situatë. Kurdo që të ka humbur shpresa kujto që Perëndia mundet prandaj kërkoja në lutje... 

Pëshpërite një lutje: 
Perëndi, të falëndëroj për fuqinë tënde, për dashurinë dhe sigurinë tënde. Ti je Perëndi i fuqishëm dhe Ti mundesh o Zot për gjithçka që mund të jem duke kaluar dhe une besoj se Ti mundesh që ta rregullosh... Lutem dhe i lë këto gjëra në emrin Jezus, Amen.


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>