30 Maj

Perëndia Na Ri-Lindi Në Një Familje Me Dashuri Pa Kushte

Je pjesë e një familje ku merr dashuri pa kushte nga Perëndia dhe nga anëtarët e tjerë të familjes. Anëtarët e familjes janë njerëz, ndodh që edhe mund të mos marrësh gjithmonë dashuri pa kushte. Por nga Perëndia ndodh gjithmonë, merr gjithmonë. Perëndia të do ty pa kushte dhe PIKË. Disa herë kërkon kohë ta pranosh këtë të vërtetë dhe ta lësh të hyjë brenda teje. Sepse para se të njihje Krishtin, çdo gjë ishte me kushte, po bërë këtë, do marrësh atë. Ishte me kushte çdo gjë, këtë pret edhe nga dashuria e Perëndisë.
Kush e di përmendsh vargun që quhet zemra e Biblës, që flet për dashurinë e Perëndisë:
Gjoni 3:16 Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme. Kjo është dashuri pa kushte, ja si thuhet edhe te…
Romakëve 5:8 Por Perëndia e tregon dashurinë e tij ndaj nesh në atë që, kur ende ishim mëkatarë, Krishti vdiq për ne.Kur ende ishim mëkatarë, që do të thotë, Perëndia nuk priti, prit sa të bëhet çun më i mirë, gocë më e mirë dhe atëherë do ta dua, atëherë do të dërgoj Krishtin që të paguajë për të. Është dashuri pa kushte dhe nuk mund të bësh dot asgjë që të shtohet më shumë apo të hiqet diçka. Madje e thotë kështu Shkrimi, asgjë s’mund të ndajë ty nga dashuria e Perëndisë
Romakëve 8:35 Kush do të na ndajë nga dashuria e Krishtit? Pikëllimi, a ngushtica, a përndjekja, a uria, a të zhveshurit, a rreziku, a shpata? Asgjë, asgjë fare fare…
Romakëve 5:38-39 Sepse unë jam i bindur se as vdekja, as jeta, as engjëjt, as pushtetet, as fuqia dhe as gjërat e tashme as gjërat e ardhshme, as lartësitë, as thellësitë, as ndonjë tjetër krijesë, nuk do të mund të na ndajë nga dashuria e Perëndisë që është në Jezu Krishtin, Zotin tonë.
Nuk ka gjë që mund të bësh dhe Perëndia të heqë dorë prej teje apo të mos të dojë ty me. Nuk ka gjë që bëre dje, vjet, këtë javë, në asnjë kohë.
Këtë iu thonim unë dhe Ada çunave tanë, çfarëdo që të bëni ne do t’ju duam gjithmonë. Nëse bëni ndonjë prapllik do të mërzitemi, por dashuria jonë për ju nuk do të ndryshojë kurrë. Fiks si dashuria e Perëndisë ndaj nesh. Edhe nëse bëjmë ndonjë prapllik, kjo nuk e ndalon dashurinë pakushte të Perëndisë ndaj nesh, ndaj teje. Sikur të rrënjosej thellë kjo e vërtetë, do të na ndryshohej komplet jeta. Perëndia më do pa-kushte gjithmonë.
Është një varg i vogël te Luka që e kam qef, pasi ta kemo lexuar, do e dyshojë ndonjëri pse e paska qef, por do ta them pse-në. Luka 6:35 Ai është mirëdashës me mosmirënjohësit dhe të mbrapshtët (të këqijtë).
Para se te vijë dikush në mendje, dikush që është mosmirënjohës dhe i keq, i mbrapshtë, shiko së pari atë personin në pasqyrë. Me sinqëritet e them, unë s’kam qenë mirënjohës gjithmonë dhe s’kam bërë gjënë e duhur gjithmonë por ama Ai është dashamirës me mua gjithmonë.

Një ditë po pija kafe me dikë dhe tha, s’po ia gjej anën çunit, bën vetëm praplliqe, nga notat dobët, ka bërë dhe ca gafa të tjera. S’di si ta dënoj, s’di si ta disiplinoj. Sigurisht që ka një kohë për ta disiplinuar fëmijën, por nuk shkon gjithmonë. I thashë, mos e disiplino fare këtë herë, se ishte mbi moshën e dispilinës, hiqja truri me dashuri, duaje fort, puthe fort, ngope me dashuri dhe vemendje, merre me vete te puna. Ma mori këshillën dhe cuni i tij, ndryshoi kur babi u soll në këte formë sepse me të pa-vetëdijshmen e tij ai fëmijë po kërkonte vëmendje keqas. Jepja tamam vëmendjen, çmoje, duaje, ngope me dashuri edhe kur është mosmirënjohës dhe i prapë. Sigurisht që ka momente që fëmija duhet disiplinuar por ka momente kur nuk pi më ujë disiplina. Kështu bën Perëndia me ne. Së pari jemi ri-lindur në një familje ku ka dashuri pa kushte, cila eshte e dyta në familjen e Perëndisë? E vazhdojmë nesër…


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>