5 Shtator

Perëndia Na Thërret, Po Si, Qysh, Tek?


Pra, zgjdhjet që bëjmë kanë shumë rëndësi dhe sot le të shikojmëzgjedhjen e parë që e gjejmë te letra e Efesianëve. Është një nga letrat e mia të preferuara. Letrat kam qejf t'i lexoj nga fillimi në fund, jo 3 kapituj sot 3 nesër, por të gjithën me një herë. Efesianëve kam lexuar këto ditë. Aty Pali flet, si ta vëmë në zbatim besimin që kemi. Ja ta lexojmë:Efesianëve 4:1 Unë, pra, i burgosuri për Zotin (për shkak se i shërbeva Zotit jam në burg), ju bëj thirrje që të ecni denjësisht sipas thirrjes për të cilën u thirrët (nga Perëndia).

Pra, prandaj, fillon kap. 4 që tregon se ka qenë duke thënë shumë gjëra dhe tani po hyn në detaje. Pali ka qenë duke folur te kap. 1 për dashurinëPerëndisë. Kapitulli 2, për trashëgiminë dhe pasurinë që morën kur zgjodhëm t’i besojmë Krishtit, morëm shpëtimin, dashurinë, hirin,mëshirën e tij, trashëgiminë… . Kapitulli 3 flet akoma më shumë për këto gjëra; për kuptimin e përmasave të dashurisë së Perëndisë. 

Pastaj Pali vazhdon, për shkak se kemi gjithë këto gjëra nga Perëndia, pra, ja se çfarë duhet të bëjmë. E njëjta gjë që u tha Pali Efesianëve, është e njëjta gjë për ne: Ti ke një thirrje, Perëndia të ka thirrur! Nuk e di si e kupton ti këtë gjë. Ndoshta thua: "Po nuk është për mua, unë nuk jam thirrur." Por Shkrimi thotë se të gjithë jemi të thirrur. Na ka dalë emri. Jo vetëm këtu, por kudo nëpër Bibël e gjen. Ti je i thirrur, Ai të ka thirrur. 

Në kohën kur isha i ri, deri në fund të viteve 2000, fjala thirrje për çunat nuk ishte gjë e mirë sepse vetëm kur ishte koha për të shkuar ushtar... "TëKa Ardhur Thirrja Për Ushtar." Je 18+ tani ke radhën për të shkuar ushtar. Shumë mundoheshin si e si ta shmangnin dhe të mos shkonin ushtar edhe pse ishte me detyrim. Kjo nuk ështeë thirrje detyrimi. Ti je thirrur nga Perëndia por është në dorën tënde për ta ndjekur ose jo atëthirrje. Ti e ke tashmë, prandaj jetoje jetën të denjë për thirrjen që ke marrë nga Perëndia. 

Shiko se mos ngatërrohemi. Nuk ka lidhje me shpëtimin sepse shpëtimin e fituam falas nga vdekja e Jezusit në kryq. Nuk bën dot asgjë për ta merituar, është hiri i Perëndisë, është favori i Tij, që e bëri të mundur. Ju u shpëtuat nëpërmjet hirit, e zgjodhët me anë të besimit. Efesianeve 2:8-9Nuk fitohet me mundin tonë. 

Por pasi e zgjedhim me dëshirën tonë t'i besojmë Jezusit tani thotë Pali,jetoni jetë të denja për atë thirrje! Dhurata është falas, thotë Pali dhe ja se çfarë të bëni me dhuratën që morët. Për mua, me duket sikur Pali ma lehtëson jetën kur jep detaje se çfarë të bëj me thirrjen, me dhuratën qëmora falas. Sepse është siklet kur nuk e di se çfarë të bësh. Për ty që je nëpunë, a e ke të lehtë kur ke një përshkrim pune dhe e di se çfarë kërkohet nga ty? Apo më mirë kur është e paqartë, bëj ç'di të bësh, ska gjë, por nëdarkë do të kërkoj llogari se çfarë ke bërë dhe s’ke bërë? 

Ke parasysh kur shkon te këto kafet në Tiran; Mulliri, Sofie, MonSheri etj etj. Unë shkoj për të pirë një kafe, kamarieri më thotë 100 llafe që unë s'i kuptoj shumicat. Latte, e madhe, mesatare. Çokomel, Mokaçino e ftohte, Eksperso Gourmet. Pastaj kane shtesa, me caramel, me cokollate, me shije biskote, milkshare me frut pasioni, me kështu me ashtu. Dhe të jep një lloj pasigurie, ore po ku e di unë ç'po më thua, kafe desha unë. S’kam ardhurpër të ngrënë drekë, kam ardhur të pi kafe, ja dhe një ujë, kaq.

Ose kur bëhesh prind për herë të parë. Ajo pasiguria e fillimit qe s’di ç'tëbësh. Para 19 vitesh, Ada vjen me testin e shtatzanisë në dorë. "Kam ngelur shtatzanë! Po nga e more vesh? Po ja, janë dy vija. Qenka gocë mëduket, se vizat qenkan me ngjyrë rozë." Apo sikletet e tjera në muajt e shtatzanisë, lindja në materintet, që unë rrija si buf, se s’dija ç'të bëja, si mund të ndihmoj gruan time që po i dalin sytë vendit duke u shtrënguarpër të lindur fëmijën tonë. Doja të hyja brenda, mjeku tha: "Joooo, nuk mund të hysh, janë dhe nja 3 gra të tjera në kaluç." Po pse me loz me kaluç kanë ardhur këta J Një lloj pasigurie, çfarë duhet të bëj?

Pastaj, del nga materineti dhe të japin fëmijën. Ja, ku e ke, rrite tani. Po nuk ka ndonjë manual përdorimi ky fëmija? Sikur blen një telefon ose diçka të re, që ka një libër me udhëzime. Do ta rris, po si do ta rris? 

U zgjidh dhe kjo, Ada merr mamin ne telefon. Ajo e di se cfare duhet bere. Po qan, s’po qan. 

Një gjë mesova kollaj, si me heq bebelinat, të tjera ishin të zorshme tëgjitha sepse është kjo pasiguria, "A Po Bëj Gjënë e Duhur?" Kur lindi i dyti, ishte si bukë me djathë. Na duhet kjo na duhet ajo, jemi gati. Ishim konfidentë tani sepse e dinim si bëhej dhe e kuptuam peshën e 

përgjegjësisë tonë. 

Këtë po përpiqet të na thotë Pali te letra e Efesianëve. Që të kemi konfidencë sepse jemi të qartë se çfarë përgjegjësish kemi. Kush mund tëna ndihmojë tjetër për gjetjen e thirrjes tonë, për të dhënë siguri, për të na hequr pasigurinë? 

Vazhdon te dita tjetër…



Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>