26 Qershor

Po Sikur Kishat Të Ishin Në Unitet?

Po sikur të lutemi që kishat dhe të krishterët të kenë një unitet të përsosur, siç u lut vetë Jezusi? Dhe të bëhemi bashkë për të fituar një më shumë për Mbretërinë e Tij? Ja si u lut Jezusi, e gjejmë te Gjoni 17:22-23 Dhe unë u kam dhënë lavdinë që më ke dhënë, që ata të jenë një, ashtu si ne jemi një. Unë jam në ta dhe ti në mua, që të jenë të përsosur në unitet dhe që bota të njohë që ti më ke dërguar dhe që i ke dashur, ashtu si më ke dashur mua.

Imagjino sikur çdo kishe të kishte së pari Jezusin fokusin kryesor dhe t’i bënte gjërat fiks sipas zemrës së Tij? Nëse do të ishte kështu do të tregohej nga uniteti i përsosur që do të kishim me njëri—tjetrin. Dhe këto do të jenë produktet: a-Bota do të njohë se Ati e ka dërguar Birin në toke, b-bota do të kuptojë sesa shumë na do Ati Perëndi ne, siç do Jezusin. 

Dhe pastaj me këtë lloj uniteti të ndiqnin porosinë e madhe “shkoni dhe ndani lajmin e mirë (ungjillin).” Imagjino sikur çdo Shqiptar të ketë një Bibël, të ketë një kishë në çdo lagje apo fshat, çdo shqiptar të njohë dikë që është i krishterë nga veprat e tij/saj. Dikush që ndan lajmin e mirë me ta.
Se praktikisht i bie, që çdo njeri të besojë duhet të njohë dikë që beson te Jezusi, dikush që e ka lajmin e mirë dhe ndan me atë.

Ja nje model sesi filloi uniteti dhe sesi u përhap lajmi i mirë nga një komunitet i vogël dhe u kthye në një lëvizje të madhe nëpër botë. Kjo levizje e madhe e krishtërimit në botë, filloi nga një grup në Europë që quheshin Moravianë, filloi në shek.13-14 në Çekinë e sotme. Por në vitin 1727 një grup nga ky komunitet Moravian morën një pasazh nga Bibla si bazë dhe vendosën ta praktikonin… Nga Isaia 62:6-7 Mbi muret e tua, o Jeruzalem, kam vënë roje që nuk do të heshtin kurrë, as ditën as natën. Ju që i kujtoni Zotit premtimet e tij, mos rrini në heshtje, dhe mos e lini të pushojë, derisa ta ketë rivendosur Jeruzalemin dhe ta bëjë atë lëvdimin e të gjithë tokës
Dhe e di çfarë bënë? Filluan duke u lutur pa pushim ditë e natë për 24 orë. Filloi me 24 burra dhe 24 gra që morën si përkushtim për tu lutur nga 1 orë secili. Dhe pastaj të tjerë u bashkuan dhe luteshin sipas orarit pa ndalim për 24 orë bashkë si komunitet. E bukura është, lutja vazhdoi për 100 vjet pa ndalim, ditë e natë. Dhe Fryma e Shenjtë filloi të lëvizë fuqishëm dhe u kthye në një lëvizje të madhe misionare në të gjithë botën, duke dërguar misionarë edhe në pjesë të botës që nuk njiheshin fare, sakrifica që si e si të conin lajmin e mirë te çdo njeri. Që në 6 muajt e parë të lutjeve ata filluan duke ungjillizuar pa turp dhe fuqishëm në qytetin e tyre dhe pastaj filluan duke dërguar misionarë jashtë qytetit dhe shtetit të tyre. Dhe nuk ndaluan para asnjë vështirësie. Në këtë kohë të historisë ata patën persekutime, tallje, kaluan sëmundje, pandemi, zi buke, u kërcënuan për vdekje por nuk ndaluan në botë. Moto e tyre ishte: Jemi ambasadorë të Krishtit, nëse duhet të vuajmë për emrin e tij, do të vuajmë me gëzim

Të paparë, të flaktë për tu lutur dhe për të besuar që Perëndia do të lëvizte dhe do të derdhe Frymën e Shenjtë bollshëm dhe njerëzit do të guxojnin të ndajnin lajmin e mirë. Le të lutemi për unitetin e kishave në Shqipëri. Le të këmbëngulim edhe kur nuk shikojmë shumë fryt. Sa herë që kalon kohë me Zotin, po sikur ta kesh si kërkesë lutje të vazhdueshme: Që do të jemi një, siç Ati, Biri dhe Fryma janë një. 

Nëse nuk po shikon fryte shpejt, dua të inkurajoj me këtë varg që të mos dorëzohesh: 2 Kronikave 15:7 Por ju jeni të fortë dhe mos lini që krahët tuaja të dobësohen, sepse puna juaj do të shpërblehet.

Ne jemi ambasdorë, përfaqësues të Krishtit në tokë. Le ta bëjmë me besnikëri pjesën tonë dhe si pasojë do të rritet uniteti, do të rritet Mbretëria e Perëndisë me sa më shumë Shqiptarë.


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>