14 Tetor

Procesi i Fuqizimit

Jezusi iu dha autoritet, pushtet, i fuqizoi çunat, dishepujt, skuadrën e tij dhe influenca e Tij u shumëfishua. Ja ta shikojmë te: Mateu 10:1–15
Lideri efektiv e dallon dhuntinë, talentin që ka dikush dhe i jep mundësi ta vendosë në zbatim. Lideri duhet të jetë duke rritur lidera të tjerë gjithë kohës, që të arrijnë potencialin e tyre të plotë. Modeli më i mirë prej krejtve është Jezusi vetë.  
Te Mateu 10 fillojmë të shikojmë rezultatin e vizionit të Jezusit për më shumë punëtorë (9:37, 38). Edhe pse nuk ka mbaruar akoma trajnimi i dishepujve, Ai i dërgon ata që të praktikojnë dhuntitë e tyre. Të njëjtën gjë duhet të bëjmë edhe ne. Duhet të vijë një pikë kur ndalon teoria dhe i dërgojmë që të provojnë në praktikë atë që kanë mësuar.
Ja ta shikojmë sesi e fuqizoi Jezusi skuadrën e Tij me 12 çuna: 

1. I thirri personalisht (v. 1–4) Jezusi shkoi dhe i zgjodhi vetë një e nga një, me dorën e vet. 

2. I dërgoi direkt (v. 5) Pasi i pajisi, i dërgoi të bënin diçka. 

3. Iu dha objektiva shumë të qarta (v. 5, 6) Iu tha shkoni te Hebrenjtë por jo te paganët. 

4. Të ndanin një mesazh shumë të qartë (v. 7) Ishte Jezusi vetë që ua dha temën e mesazhit. 

5. Iu dha kredenciale praktike (v. 8) Ai i pajisi me mjetet që iu duheshin për të konfirmuar mesazhin që ata do të ndanin. 

6. Iu dha konfidencë për nevojat që do të hasnin (v. 9, 10) Ai i siguroi dhe iu dha një plan sesi do të siguronin për nevojat e tyre gjatë kësaj kohe. 

7. Iu dha bindje të forta (v. 11–15) Jezusi i pajisi me bindjet e duhura nëse hasnin rrugës miq ose kritikë. 

Nëse po drejton një skuadër tashmë, ku mendon ti se je më mirë dhe ku duhet t’i fuqizosh më shumë?
Pasazhin e Shkrimit mund ta lexosh te ky link: https://www.bible.com/bible/7/MAT.10.ALBB


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

Ku e Bazoi Vizionin e Tij Jezusi?

Ku e Bazoi Vizionin e Tij Jezusi?

Si Rritet Niveli i Përkushtimit?

Si Rritet Niveli i Përkushtimit?

Pjetri, Lider i Veçantë?

Pjetri, Lider i Veçantë?
{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>