"Duke pasur rrënjë dhe duke u ndërtuar në të, dhe duke u forcuar në besim ashtu sikurse ju mësuan, duke mbushulluar në të me falënderim." Kolosianëve 2:7
Perëndia do që ti të fokusohesh në rritje, mbjellje dhe duke vazhduar në besim.
Së pari Perëndia do që të rritesh në besim. Ai nuk do që ti të jesh bebe shpirtërore!
Perëndia do që ti të mbjellësh. Ai do që ti të mësosh si të jesh bujar sepse ti nuk mund të jesh si Krishti pa qenë bujar. Bibla thotë: "Dhe ju them këtë: Ai që mbjell me kursim, do të korrë po me kursim; dhe ai që mbjell dorëhapur edhe do të korrë dorëhapur. 2 Korintasve 9:6.
Ky është ligji i mbjelljes dhe korrjes dhe është i vërtetë në çdo zonë të jetës. Nëse mbjell kritika, do të korrësh kritika. Nëse mbjell dashuri, do të korrësh dashuri. Nëse mbjell mirëdashje, do të korrësh mirëdashje dhe do të korrësh më shumë nga sa ke mbjellë. Kur ti mbjell një bimë, le të themi mollë, ti nuk merr vetëm një mollë, por merr shumë të tilla. Ti gjithnjë do të marrësh më shumë - pozitive apo negative qoftë - për ato që mbjell në jetën tënde.
Perëndia do që të shkosh në besim.
Hebrenjve 11:8 thotë: “Me anë të besimit Abrahami, kur u thirr, u bind të shkojë në atë vend që do të merrte për trashëgim; dhe u nis pa ditur se ku po shkonte."
Pse do ta bënte ai këtë? Abrahami ishte i ngopur me ditë. Ai ishte në fazën e pensionit dhe sapo ishte duke u bërë gati ta dorëzonte dhe të qetësohej, Zoti i tha: "Jo. Shkunde pluhurin dhe bëhu gati për udhëtimin më të madh të jetës tënde." Kur ti jeton me besim, kjo zakonisht përfshin të shkuarit në vende që nuk i kishe menduar kurrë se mund të shkoje.
Pse është kaq e rëndësishme që ta zhvillosh besimin?
Sepse në çdo gjë që Perëndia bën në jetën tënde, Ai e bën me hir dhe nëpërmjet besimit tënd.
“Edhe pa besim është e pamundur t’i pëlqesh Atij, sepse ai që i afrohet Perëndisë duhet të besojë se Perëndia është, dhe se është shpërblenjësi i atyre që e kërkojnë atë. Hebrenjve 11:6
“Atëherë ai ua preku sytë, duke thënë: “U bëftë sipas besimit tuaj.” Mateu 9:29
“Por ai që është me dy mendje, edhe sikur të hajë, është dënuar, sepse nuk ha me besim; dhe çdo gjë që nuk bëhet me besim, është mëkat. Romakëve 14:23