Martesa Përfaqëson Perëndinë! A e kishe dëgjuar këtë më parë? Po, po, martesa përfaqëson Perëndinë në tokë. Çfarë tha Jezusi te Mateu 19?
Mateu 19:4-5a Dhe ai, duke u përgjigjur u tha atyre: ''A nuk keni lexuar ju, se ai që i krijoi që në fillim, i krijoi mashkull dhe femër?
Zanafilla 1:26 Pastaj Perëndia tha: "Ta bëjmë njeriun sipas shëmbëlltyrës sonë dhe në ngjasim me ne, dhe të ushtrojë sundimin e tij mbi peshqit e detit, mbi zogjtë e qiellit, mbi kafshët e mbi gjithë tokën, mbi rrëshqanorët që zvarriten mbi dhe". Ta bëjmë, numri shumës, triniteti ishte që në krijim. Njeriun, ka kuptimin 2 në 1. S’tha të bëjmë mashkullin; por njeriun, që përfshin të dy, mashkull dhe femër. Shëmbëlltyrës sonë, ngjasim me ne, përsëri është numri shumës.
Zanafilla 1:27 Kështu Perëndia krijoi njeriun sipas shëmbëlltyrës së vet, sipas shëmbëlltyrës së Perëndisë; Ai krijoi mashkullin e femrën. Prit pak, çfarë thotë vargu? Mashkulli dhe femra janë bërë sipas imazhit të Perëndisë. Kur Perëndia deshi që të krijonte një portret të vetes së Tij, ai krijoi martesën.
Është shumë e bukur, Perëndia thotë: le ta vendosim imazhin tonë në tokë dhe krijon çiftin e parë, familjen e parë. Shiko, nuk e la me mashkullin, por e kompletoi duke krijuar dhe femrën.
Prandaj i ligu e urren martesën dhe po bën çmos që ta demtojë atë. Sepse Martesa është shëmbëlltyra e Perëndisë, reflektimi i Perëndisë në tokë.
Satani nuk e sulmoi Adamin kur ishte vetëm, por kur u martua; atëherë e sulmoi. Martesa është imazhi Perëndisë dhe kjo e frikësoi atë. Perëndia vetë është Tre në Një (me gishta përballë dhe anash)
Perëndia është një, por kur e shikon nga afër, dallon Atin, Birin dhe Frymën.
E njëjta është dhe Martesa. Martesa për së mbari, është kur janë tre në një. Burri, gruaja dhe Perëndia në qendër.
Këto martesa janë të forta, kur janë tre në një.
Martesa është imazhi i Perëndisë në tokë. Kur një çift na takon mua dhe Adën, duhet të habiten pasi ikin. Duhet të mendojnë: Ore isha në kafe me të dy, por m'u dukën sikur ishin një. Edhe pse janë kaq të ndryshëm, përsëri janë një. Kjo është kontraditore me atë që dëgjon përditë. Bota të nxit, mos e humb identitetin tënd, as mbiemrin mos e ndrysho, as lekët mos i bashkoni, mbajini veç llogaritë, vetëm natën bashkohuni.
Shkrimi thotë që Perëndia bëri nga dy një. Jo nga dy, prap ngelen dy. Barazi por sipas rendit, sipas radhës. As këtë nuk e kupton bota. Sepse thuhet se po të jetë njeri lider, tjetri po ndjek; si mund të jenë të dy lidera në një familje? Po, e ke të njëjtën gjë në Shkrim. Ati, Biri, Fryma, janë të tre njëlloj, të barabartë. Por Ati ka fjalën e fundit. Shiko, do ta shikojmë pak më poshtë me detaje, por është si një çift që po vallëzon. Ata lëvizin në harmoni dhe si një bashkë; por ama njëri po drejton këtë gjënë e bukur që po ndodh. Por iu vjen aq natyrshëm saqë mezi dallohet kush po drejton.
Nese ti je akoma beqar, ka gjasa që po vihesh ne siklet, dhe thua: Po unë ç’dua sot në kishë? A duhet të jem patjetër i martuar që të jem imazhi i Perëndise në tokë? Jezusi erdhi në tokë, jetoi 33 vjet dhe ishte beqar dhe përsëri përfaqësoi Atin në tokë. Te Grimca e ditës tjetër le të shikojmë, së dyti çfarë përfaqëson martesa?