Jezusi ishte qartësisht një lloj tjetër lideri, totalisht ndryshe nga skribët dhe farisenjtë e asaj kohe. Te Marku 1:16-35 dalin këto cilësi nga Ai:
1. Kompetent: Ai mori përgjegjësinë që t'i “bënte” dishepujt e tij peshkatarë njerëzish (v. 17). Më ndiqni dhe unë do t’ju bëj…
2. Të Kuptuarit: Ai kishte një kuptim të plotë të Shkrimeve (v. 22). Fliste me pushtet, me autoritet…
3. Urdhëronte: Ai kishte autoritet dhe i jepte drejtim çdo situate (v. 25–27). Urdhëronte frymërat…
4. Dhembshuria: Ai iu shërbente dhe i shëronte dhimbjet dhe sëmundjet e të tjerëve (v. 30, 31). E kapi përdore e ngriti, e shëroi…
5. Kontrolli: Edhe në situata kaotike, ai e kontrollonte situatën dhe mbajti rregull (v. 34). Nuk i lejoi të flasin…
6. Koha e Qetë: Ai qëndroi i freskët duke qenë i lidhur me Burimin e fuqisë së Tij (v. 35). Shkoi në një vënd të vetmuar dhe atje u lut.
Nëse do të filloje një shërbesë të re sot, cilën do të kishe më të lehtë dhe cilën më të vështirën nga këto cilësi?
Këtë pasazh të Shkrimit mund ta lexosh të ky link: