6 Janar

Shërbimi dhe Drejtimi: Modeli i Jezusit

Te Mateu 20:20–28 Jezusi na mëson si të drejtojmë duke shërbyer dhe si të shërbejmë duke drejtuar.
Ndërsa Jezusi po shkonte drejt Jeruzalemit për t'u ekzekutuar, nëna e Jakobit dhe Gjonit kërkon që bijve të saj t'u jepet një vend i preferuar, pranë Jezusit, në mbretërinë e qiejve.
Si dishepujt ashtu edhe familjet e tyre ishin të shqetësuar për statusin që do të kishin, në vend që të mendonin si të shërbejnë. Duket që nuk e kishin kapur farë idenë e Jezusit, të drejtosh duke shërbyer.

Jezusi ua thotë qartë se stili i Tij i drejtimit është në kontrast të plotë me atë të botës. Ai iu mëson se më i madhi duhet të jetë shërbëtor. Drejtimi ka të bëjë me shtimin e vlerës dikujt, jo me marrjen e përfitimeve. Me rritjen e përgjegjësive, të drejtat zvogëlohen. Konsideroni një "piramidë lidershipi" të bazuar mbi këtë parim:

Nëse kjo piramidë përfaqëson jetën tuaj dhe baza përfaqëson fillimin e rrugëtimit tuaj si lider, masa e opsioneve në fillim është më e gjërë. Sa më i ri të jesh në drejtim, aq më shumë liri ke me kohën, fjalorin, paratë, etj. Por ndërsa rritesh si drejtues, ti i dorëzon qëllimisht ato të drejta dhe ato opsione. Siç bëjnë shërbëtorët; ata nuk kërkojnë opsione dhe nuk marrin asnjë të drejtë. 

Si duket ky lloj drejtimi që na propozon Jezusi? Çfarë të duket e veçantë, çfarë nuk shkon me këtë model drejtimi? 

Linku i Mateut kap. 20: https://www.bible.com/sq/bible/3298/MAT.20.AL


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

Ku e Bazoi Vizionin e Tij Jezusi?

Ku e Bazoi Vizionin e Tij Jezusi?

Si Rritet Niveli i Përkushtimit?

Si Rritet Niveli i Përkushtimit?

Pjetri, Lider i Veçantë?

Pjetri, Lider i Veçantë?
{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>