22 Qershor

Shkëlqeje Jezusin Në Punë

Ku e kalojnë njerëzit shumicën e kohës? Përveç 8 orë gjumë, pjesën më të madhe e kalojnë ose në punë ose në shkollë. Dua të mendojmë sot bashkë për kohën në punë, për punën që bëjmë.
Ai e di se fjala adhurim dhe fjala punë në hebraisht ka të njëjtën rrënjë fjale? Që i bie ti adhuron Zotin, por ama po aq e rëndësishme është puna. Sepse e gjithë Dhjata e Vjetër përmblidhet në dy urdhërime. Duaj Perëndinë, duaj njerin. Dhe sa herë që ti punon dhe puna jote ia lehtëson jetën dikujt është njëlloj sikur të adhurosh Perëndinë. Dhe për shkak se je mes jo besimtarësh, imagjino sikur ta bësh punën siç adhuron Zotin, sikur po e bëje për Të. Kjo mund të sjellë gjëra të tjera. Sa herë që e bëjmë mirë atë punë, rritet ndikimi, rritet dëshmia jonë nga cilësia dhe përkushtimi i punës që bëjmë. Dhe kjo mund të sjellë lehtësisht mundësi për të ndarë lajmin e mirë te kolegët e tu.
Sepse duam që çdo njeri të ndajë lajmin e mirë dhe ti që je në punë je në kontakt me shumë njerëz.  

Ja si e ndante lajmin e mirë Pali: Veprat 17:17 Ai, pra, po diskutonte në sinagogë me judenjtë dhe me njerëz të përshpirtshëm dhe çdo ditë në sheshin e tregut me ata që takonte.
Pali bisedonte dhe ndante lajmin e mirë kudo ku ishte, në vendin ku mblidheshin për të adhuruar dhe te tregu me ata që takonte aty. Tregu ka kuptimin, aty ku ka shumë njerëz, vendi ku janë njerëzit.
Lutemi që Zoti do të fuqizoje çdo person që ka kontak me shumë njerëz te puna. Mund të ketë sfida por kjo le të mos na ndalojë të ndajmë lajmin e mirë. 

Ja si e tha Pali, së pari ta dëshmojmë me jetën tonë pastaj me fjalë. 2 Korinstasve 3:2-3 Ju jeni letra jonë, e shkruar në zemrat tona, e njohur dhe e lexuar nga të gjithë njerëzit, duke qenë manifestuar se jeni një letër e Krishtit, e hartuar me anë të shërbesës sonë, dhe e shkruar jo me bojë, por me Frymën e Perëndisë së gjallë, dhe jo mbi rrasa guri, por mbi rrasa të një zemre mishi.
Ti je letra, ungjilli, Bibla që njohin dhe lexojnë njerëzit. Ka shumë njerëz që nuk e lexojmë Biblën, por ama ata lexojnë jetën tone, të lexojnë ty. 

Ne reflektojmë Krishtin siç hëna reflekton diellin. Hëna s’ka dritën e saj por sa më afër diellit të jetë aq më fort e reflekton. E njëjta për ne, sa më afër Krishtit të jemi aq më fort ta reflektojmë atë. Ta reflektojmë aq fort saqë njerëzit të bëhen të interesuar, dua ta kem atë që ke ti sepse ti je ndryshe nga njerëzit që njoh. Çfarë ke ti ndryshe?  

Le të lutemi që një person më shumë do e njohë Jezusin sepse shikojnë jetën tonë, jetën e një kolegu te puna, e një shoku te shkolla. Dhe do të guxojnë të ndajnë dëshminë e tyre. 


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>