Pse është kompania "Apple" kaq inovative? Se fundja, kompani kompjuterash është! Ja çfarë zbulova: "Të gjithë liderat që kanë patur sukses, mendojnë dhe veprojnë njëlloj, por është krejt e kundërta me 'Apple'".
Logjika e tyre është e tillë: "Fillojnë me 'Why', pastaj 'How', dhe 'What'! Pse disa organiza dhe drejtues frymezojnë, disa pse jo?!
Çdo organizatë dhe drejtues e di 'ÇFARË' po bëjnë? Vijmë në punë çdo ditë dhe bëjmë punët që na kërkohen sipas listës. Disa e dinë 'SI' bëhet (marr planin e punës nga shefi, kontakoj me filanin)... POR shumë pak e dinë 'PSE' po bëjnë atë që po bëjnë. (Mund të themi të njëjtën gjë për kishën.)
Nuk po them lekët, sepse ato janë rezultati; nuk po them sektorët dhe struktura e biznesit apo sa të punësuar kanë sepse ajo është 'SI'. Por po them qëllimi, kauza, besimi, 'PSE-ja' që ngrihesh nga krevati në mëngjes. Pse po e bëj këtë gjë? E njëjta për kishën; 'PSE' të vijë vullnetari, pse të ftojë shokët në festimet e ICF-së?
a- Shumica e kompanive funksionojnë nga jashtë - brenda, por suksesi vjen nga brenda - jashtë! P.sh. "Apple" nuk thotë: (WHAT) ne bëjmë kompjutera të bukur, (HOW) janë të modeluar mirë, (WHY) të thjeshtë dhe të kollajtë në përdorim. A do ta blesh edhe ti një?
Kështu bëjnë të gjithë, e komunikojnë mbrapsht atë që ofrojnë. Kështu ndodh edhe me kishat, fillojmë me (ÇFARË) ne jemi kishë ungjillore, (SI) ne bëjmë shërbesa çdo të diel, (PSE) që të afrojmë një më shumë te Krishti.
b- Por "Apple" thotë së pari: (WHY) çdo gjë që bëjmë, ne duam të sfidojmë 'status-quo', (HOW) ne besojmë në të menduarit ndryshe, e sfidojmë 'status-quo' duke i modeluar kompjuterat të bukur, të thjeshtë dhe të kollajtë dhe (WHAT) kjo gjë ka sjellë produkte shumë të mira; A do ta blesh edhe ti një?
Nga cila kompani do ta blesh një kompjuter, nga "a" apo "b"? Synimi nuk është të besh biznes me nevojat që kanë njerëzit, por që njerëzit të besojnë atë që beson edhe ti!
a- Kështu ndodh edhe me kishat; fillojmë me (ÇFARË) ne jemi kishë ungjillore, (SI) ne bëjmë shërbesa çdo të diel, (PSE) që të afrojmë një më shumë te Krishti.
b- (PSE) ne si ICF shërbejmë me pasion, që çdo njeri të njohë Jezusin dhe të bëhet më shumë si Ai. Ta jetojë jetën pa frikë dhe të sjellë ndikim aty ku është. (SI) ne kemi festimet e mëdha çdo të diel dhe festimet e grupmoshave çdo javë. (CFARË) ne besojmë që Perëndia do të na përdorë për të sjellë 2% të njerëzve tek Ai.
Te cila kishë do të jesh pjesë, te "a" apo "b"?
Frymëzoji njerëzit; Rimi skuadrën të hënën, shokë, skuadrat të dielën, Roni H-Makers, Anxhi skuadra online. Jepu njerëzve "WHY", ndiz pasion.