Jezui vetë i inkurajoi njerëzit dhe iu tha atyre që ishin të fortë në besim që t'i nxisin të tjerët në besimin e tyre.
Edhe ne duhet të inkurajojmë njerëzit e tjerë përreth nesh. Ja si thuhet te Romakëve 15:1 'Edhe ne, që jemi të fortë, duhet të mbajmë dobësitë e atyre që janë të dobët dhe jo t'i pëlqejnë vetes.'
Tashti, e vërteta është se të gjithë kemi nevojë për konfidencë. Kur ti e di se dikush beson në ty, kjo bën që të dalë në pah më e mira jote. Kështu bëri Jezusi me Simonin, që ia ndryshoi emrin në Pjetër. "Petros", Pjetër, do të thoshte gur, shkëmb. Jezusi i tha, Simos ti do të bëhesh shkëmb. Unë do të vë një emër të ri, Pjetër.
Kur Jezusi ia tha këtë Pjetrit, ai veç shkëmb që nuk ishte. Ai ishte shumë mpulsiv, u fliste goja para mendjes gjithmone. Por Jezusi nuk i tha se çfarë ishte dhe si ishte. Jezusi i tha se çfarë mund të bëhej. Jezusi i dha besim për të dhënë maksimunin e tij, të shpërthente potenciali i tij.
Por ama kur jep inkurajim, duhet të jetë i sinqertë. Pra, jepe nga zemra dhe me sinqeritet. Inkurajimi gjithashtu duhet të jetë i rregullt, herë pas here. Mos u bëj dorështrënguar me inkurajimet, mos ji kurnac me to.
Dhe inkurajimi të jetë specifik. Në vend që të thuash, "Më pëlqeu dreka", thuaj: "e paske qarë, shija e gjelles, erëzat, sallata …. çdo gjë duket super.” Të jetë specifik dhe me bollëk, jo me dorë të shërnguar.
Përshërit një lutje
Atë, faleminderit që na ke blerë më gjakun e Jezusit, na ke vënë në familjen tënde. Dhe na shikon si bij dhe bija të tu. Më ndihmo mua ta shikoj vetën siç më shikon ti. Më ndihmo të shikoj të tjerët siç i shikon ti. Dhe tua vë në dukje dhe ti inkurajoj, sapo të shikoj diçka të mirë, të re tek ata, për ti nxitur të shpërthejnë në potencialin e tyre. Jezus, më ndihmo të sillem me të tjerët si u solle ti me Simonin, kur e pe që Ai mund të bëhesh shkemb i fortë. Më ndihmo të shikoj të mirën tëk të tjerët dhe tua vë në dukje. Në emrin Jezus lutem, amen!