17 Janar

Si mund të dojë Perëndia një njeri si unë?

Unë jam i bindur se as vdekja, as jeta, as engjëjt, as sundimtarët, as gjërat e tashme, as ato që po vijnë, as pushtetet, 39as forcat qiellore, as forcat e botës së nëndheshme, as ndonjë krijesë tjetër nuk do të mund të na ndajnë nga dashuria e Perëndisë që u tregua në Krishtin Jezu, Zotit tonë. Romakëve 8:38.

E sigurt që nuk mund të lexosh dot mendimet e dikujt dhe nuk i shikon apo dëgjon gjërat që dikush thotë dhe bën. Është më e thjeshtë të besosh që Perëndia të do ty dhe të do shumë. Ndonjëherë dallon edhe te vetja disa mendime jo fort të mira apo thua gjëra që nuk do t'i thuash dhe thua: "Si e bëra unë këtë? A e meritoj dashurinë e Perëndisë?" 

Ka plot e plot situata ku bën gabime, ndonjëherë ngaqë nuk i mendon, nganjëherë nuk do që t'i besh po prap i bën dhe ndonjëherë edhe me dashje. Kjo është natyra jonë për fat të keq dhe për këtë shpesh herë mund të të duket sikur nuk je i denjë, sikur nuk vlen dhe sikur nuk e meriton dashurinë e Perëndisë. E vërteta është           që nuk e meritojmë dashurinë e Perëndisë por Ai gjithsesi na do. 

Pavarësisht nga gjërat që kanë ndodhur dhe do të ndodhin, askush dhe asgjë nuk mund të të ndajë nga dashuria e Perëndisë. 

Pëspërit një lutje: 
Zot faleminderit që më do pa kushte dhe që dërgove Birin tënd që të vdiste për mëkatet e mia edhe pse ti e di kush jam unë dhe Ti di gjithçka për mua. Perëndi, të falënderoj që më do kështu siç jam dhe pa kushte dhe më deshe aq shumë sa dhe gjithçka për mua sepse ti më deshe që nga fillimi. Lutem Zot që do të rikujtoj herë pas here se askush dhe asgjë nuk mund të më ndajë nga dashuria jote. Lutem në emrin Jezus, Amen.


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>