2 Shkurt

Si Mund Të Sjellësh Ndryshim Aty Ku Je?

Shiko çfarë ndodhi me Neoun. Thuhet te Zanafilla 6:5-6, 8. “Dhe tani Zoti pa që ligësia e njerëzve ishte e madhe mbi tokë dhe që tërë synimet e mendimeve të zemrës së tyre nuk ishin gjë tjetër veçse e keqja në çdo kohë. Dhe Zoti u pendua që kishte krijuar njeriun mbi tokë dhe u brengos për këtë në zemër të vet. Por Noeu gjeti hir në sytë e Zotit.”

Një nga sprovat më të mëdha që po kalojmë ndërsa përpiqemi të bëjmë atë që Perëndia na ka thirrur të bëjmë është, jemi në mes të shuuuuumë shpërqendrimeve. Ja disa:

Shpërqëndrimi i pëlqimit – Nëse je gjithmonë i shqetësuar se çfarë mendojnë të tjerët për ty, pse nuk po i bëjnë life fotos, sa shumë apo pak like ke marrë… do të shpërqendrohesh nga ajo që Perëndia ka për ty, ajo qe ka vetëm për ty.

Shpërqëndrimi i kënaqësisë – Është gjë e mirë të argëtohesh dhe të kënaqesh por nëse ky është fokusi kryesor i jetës tënde do të shpërqendrohesh nga ajo që Perëndia ka për ty, ajo që ka vetëm për ty.

Shpërqëndrimi i kçk-së – Ka shumë që po synojnë, të kapësh çfarë të kapësh. Por Shkrimi thotë, ti nuk mund t'i shërbesh Perëndisë dhe parasë. Nëse fokusohesh, do o të fitoj ç’të mundem, do të shpërqendrohesh nga ajo që Perëndia ka për ty, ajo që ka vetëm për ty.

Shpërqëndrimi i gjërave – Kur e lidh suksesin tënd nga sa gjëra ke, çfarë ke ble, çfarë do që të blesh, ndryshe ndihesh kot. Do të shpërqendrohesh nga ajo që Perëndia ka për ty, ajo që ka vetëm për ty.

Ilaçi ndaj shpërqendrimeve të sotme është ky: Guxo të jesh ndryshe nga të tjerët! Nëse do që të arrsh ëndrrën që të ka dhënë Perëndia, duhet të guxosh të jesh ndryshe nga të tjerët.

Noeu ishte ndryshe. Perëndisë i pëlqeu ajo që pa tek ai. Gjithçka po shkonte drejt shkatërrimit, por dy fjalë ndryshuan historinë -- "por Noeu". Kjo është fuqia që vjen nga një person tek—pull. Kjo është fuqia e vetëm një individi që zgjedh të jetë ndryshe. Dhe kjo i sjell kënaqësi Perëndisë, i sjell buzëqeshje Atij. 

Sot jemi në të njëjtat “ujëra”. Perëndia dëshiron të sjellë ndryshim dhe po kërkon për “Noe” të tjerë. A ke dëshirë të jesh ti “Noeu” mes njerëzve të ty? Nëse po, a je gati të “paguash” çmimin e kësaj gjëje? Nëse po, zgjidh që sot: Unë Do Të Jem Ndryshe nga turma. Do e nderoj emrin e Perëndise në çfarëdo rrethane sepse dua që qëllimi i Tij të bëhet nëpërmjet meje. 


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>