21 Prill

Si Ta Dëgjoj Tjetrin Me Vëmendje?

Këtë javë kam ndarë me ju hapa sesi ta rregullosh një marrdhënie të prishur. Dhe e fundit është, bëhu palë me atë që ndjen ai tjetri? 

Kur je nisur për të rregulluar një miqësi, përdor më shumë veshët, dëgjo para se të flasësh vetëm ti. Para se të sqarosh diçka dëgjoje tjetrin me dëshirë dhe bëhu palë me atë që po ndan ai/ajo. Pali na këshillon: Filipianëve 2:4 Mos mendojë secili për interesin e vet, por edhe atë të të tjerëve.”
Shprehja “mos të mendojë” në greqisht është, të mos shikojë dhe vjen nga fjala Skopos, nga doli fjala Teleskop ose mikroskop. Që ka kuptimin, ta shikosh me vëmendje, me imtësi. Mos shiko vetëm interesin tënd, por shikon edhe atë të tjetrit, fokusohu, jepi rëndësi, çfarë po ndjen tjetri, a është lënduar, çfarë e lëndoi, mos i jep rëndësi vetëm fakteve. Filloje me këtë gjë në mendje, jo direkt si ta zgjidh këtë gjë. 

Ndërsa e dëgjon kur po ndan emocionet dhe lëndimet mos kalo në mbrojtje as mos e ndërprit. Nëse bie dakort ose jo vetëm pohoje ose mohoje me kokë por pa folur. Sepse ndjenjat nuk janë gjithmone të vërteta. Shpesh zemërimi na shtyn të bëjmë gafa dhe të sillemi me papjekuri. Ja si e përshkroi Davidi te Psalmet 73:21-22 Kur zemra ime acarohej dhe e ndieja veten sikur më shponin nga brenda, unë isha pa mend dhe pa kuptim; para teje isha si një kafshë.” Kur jemi të lënduar mund të sillemi si “kafshë”. 

Por Shkrimi na thotë ndryshe Fjalët e urta 19:11 Mençuria e bën njeriun të mos rrëmbehet shpejt nga zemërimi dhe është në lavdinë e tij t'i kapërcejë fyerjet.
Kur e dëgjon dikë pa e ndërprerë ti po i komunikon: ‘e vlerësoj atë që po thua, e çmoj miqësinë tonë dhe ty të dua shumë miku im, shoku im.’ Siç është ajo thënia: ‘Njërëzit nuk duan t’ia se çfarë di ti, por duan ta dinë sa kujdes ke për ta.’ 

Përshpërit një lutje 
Atë, ti je i dashur, je plot hir, je plot falje dhe mëshirë. Lutem në emrin Jezus, bëje zemrën time si zemrën tënde, të jem dëgjues i mirë, të bëhem palë me ndjenjat e personit tjetër, ta kuptoj mirë para se të flas. Sepse dua të ngjaj ty, më ndihmo ta dua shokun/shoqen time siç e do ti. 


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>