29 Mars

Si ta di që jam i Krishterë?

"Po ju jap një urdhërim të ri: ta doni njëri - tjetrin; sikurse unë ju kam dashur, ashtu edhe ju ta doni njëri - tjetrin. Prej kësaj do t'ju njohin të gjithë që jeni dishepujt e mi, nëse keni dashuri për njëri - tjetrin." 
Gjoni 13:34-35

Cila është një nga mënyrat që do të na njohin që jemi të Krishterë? Vargu më lart është duke folur për dashurinë... Pra ta duam njëri – tjetrin, ashtu si Krishti na deshi neve. Sa? Epo Ai u kryqëzua dhe ne thjesht duhet të duam të tjerët dhe kjo është më e lehtë sesa të kryqëzohesh apo jo? 

Perëndia është dashuri dhe Ai të deshi i pari, jo ti Atë! Perëndia e shprehu dashurinë e Tij e vërtetoi dashurinë e Tij duke dërguar Birin e Tij për ty kur ti as që e doje Atë. Jezusi erdhi për shlyerjen e mëkateve të tua. Prandaj pritet nga ne që të duam të tjerët dhe të bëjmë gjërat që Jezusi na mësoi të bënim. 

A është e mundur kjo? Me forcat tona bëhet më e vështirë; gati e pamundur; me Perëndinë gjithçka është e mundur. Si ta dish që je i Krishterë? Perëndia na dha jetën e përjetshme dhe kjo jetë është në Birin e Tij. Ai që ka Birin, ka jetën... Nëse ke Birin, ke edhe dashurinë e Perëndisë që e derdh pa kursim tek të tjerët dhe kështu do të na njohin që ne i përkasim Atij, që jemi të Krishterë.  


Pëshpërit një lutje: 
Perëndi faleminderit që më deshe i pari dhe që vazhdon të më mbushësh me dashuri. Zot lutem që dashurinë tënde do ta jap pa kursim tek të tjerët në çdo situatë, në çdo rrethanë sepse Ti o Zot, i theve rrethanat dhe dashuria jote është përtej kësaj... Zot lutem dhe kërkoj në emrin Jezus, Amen.


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>