2 Mars

Si Ta Them Të Vërtetën, Por Me Takt?

Këtë javë po shikojmë si të zgjidh një konflikt, tension, shtatë hapa praktikë. Sepse Shkrimi thote: Lum Paqebërësit, lum ata që përpiqen për paqen. Nëse nuk i ke lexuar 4 hapat e parë të nxis ti gjesh dhe lexosh te Grimca Shpresë që janë hedhur të hënë, martë, mërkurë. Sot le të shikojmë hapin 5 dhe 6 nga 7. 

5. E Them Të Vërtetën Me Takt 
Dikush tha: Unë do e them të vërtetën si të më vijë, sepse jam i sinqertë. Në fakt nuk është sinqeritet, ti po sillesh si gjo e egër. Sepse Shkrimi thotë, Efe.4:15 Thuaje të vërtetën me dashuri. Nuk thotë thuaje si të vijë por me dashuri. Nuk mjafton ta thuash të vërtetën por ka rëndësi si e thua atë. Nëse e thua në formë sulmi do të llogaritet si sulm, pavarësisht se është e vërtetë. Kur prinderit fillojne t’ju bërtasin fëmijëve, ata nuk dëgjojnë më asnjë fjalë edhe pse mund të jenë fjalë të vërteta. Ata do të mbajnë mend emocionin, të bërtiturat por asnjë nga fjalët që iu the.

Njerëzit ndryshojnë më shpejt dhe më kollaj kur e vërteta thuhet me dashuri.

E vërteta pa dashuri has rezistencë. E vërteta me dashuri pranohet. Rëndesia është tek mënyra sesi e thua.
F.Urta 12:18 Kush flet pa mend është si ai që shpon me shpatë, por gjuha e të urtëve sjell shërim.

Është zgjedhja jote, a do e lëndosh dikë me fjalët e tua apo do e shërosh.

Shiko nje super varg te Efes.4:29 Asnjë fjalë e keqe le të mos dalë nga goja juaj, por ajo që është e mirë për ndërtimin, sipas nevojës, që t'u japë hir atyre që dëgjojnë.

Shiko, në çdo lloj mardhënie, në martesë, në lidhje, me shok/shoqë të ngushtë, ti po rri me një person që nuk është i përsosur, as ti vete nuk je i përsosur, i bie që gjasat që do të kesh konflikt, tension, sherr, keqkuptim janë të larta.

Pyetja është apo merresh siç duhet me këtë gjë ose jo. Një gjë që mund të ndihmojë është të vendsoni që disa fjalë të mos i përdorësh kurrë. P.sh. në martesë, vendos që s’do e përdorësh kurrë fjalën me shkronjë D. Fjalën divorc, as me shaka mos e përdor. Për ata që janë të martuar, përkushtohuni ne do e bëjmë të funksionojë martesën tonë ose këtë lidhje, shoqëri, ne do të japim max tonë.

Gjate luftës së ftohtë, pas luftës së dytë botërore, palët ranë dakort që disa lloj armësh nuk do i përdorin më kurrë. Armët e shkatërrimit në masë (bombat atomike). Mund të kemi tensione, mund të grindemi mes nesh, por në asnjë mënyrë nuk do i përdorim ato armë.

E njëjta gjë në çdo lloj marrdhëniesh, vendosni që disa fjalë nuk do i përdorim kurrë sepse kemi vendosur do e themi tër vërtetën me dashuri, nuk do e themi si të na vijë.

Cili është hapi i gjashtë në zgjidhjen e një konflikti, tensioni, grindje…  

6. Zgjidh Problemin Por Mos E fajëso personin. 
Si të zgjidhesh konfliktin? Kjo ka qënë tema e gjithë Grimcave këtë javë.  Sulmoni problemin dhe jo njëri tjetrin. Jeni në të njëjtën skuadër, nuk jeni kundra njëri-tjetrit. Nëse harxhon energji për të gjetur se kush e ka fajin nuk do të kesh energji për të zgjidhur problemin.

Shif parlamentin, pozita fajëson opozitën për problemet, të njëjtën gjë bën dhe opozita fajëson qeverinë për problemet. Por nuk po merret njeri si me e zgjidh problemin por janë duke harxhuar gjithë energjinë se kush e ka fajin. E njëjta gjë pasqyrohet dhe në marrdhënie disa here: jo, e ke fajin ti, jojo e ke fajin ti dhe ikën koha duke fajësuar jo duke bërë diçka për ta zgjidhur.

A ke probleme me lekët te martesa jote, a ke probleme me vjerrin/vjerrën, me femijët… Nëse jeni beqar cili është problemi që po has me shoqërinë tënde? Mos u merr kush e ka fajin por si do e zgjidhni atë.
Ja një super varg te Kol.3:8 Por tani hiqni edhe ju të gjitha këto gjëra: zemërim, zemëratë, ligësi, e mos të dalë sharje e asnjë e folur e pandershme nga goja juaj.
Mos u mundo ti bësh presion me fjalë të tilla ose sharje, nënqeshje personit, “ti malok ngele, ti je pashkollë, ti je gdhë, ti je trashë, ti je… ti s’je… ti je si jotëmë, kështu jeni të gjithë jy nga fisi yt…”

Nuk do të çojë në asnjë gjë të mirë ky lloj komunikimi. Fokusohu te zgjidhja dhe jo tek fajësimi.
Sepse ti je paqebërës dhe paqebërësi nuk i fut xixa zjarrit por gjen ura komunikimi për ta ndez paqen jo zjarrin. 


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>