15 Qershor

Si të filloj dhe të rris një grup në Facebook?!

Facebook-u mund të jetë mjet për të kaluar kohën ose mjet për shërbesë. Mbi 2 miliard njerëz kanë llogari në facebook dhe më specifike për vendin tonë; ka 1.8 milion llogari në facebook nga Shqiptarët. Nëse do ta shikosh si sherbesë është fushë shumë e madhe ku mund të sjellësh ndikim.

Nese ti po lexon këtë shkrim, ka shumë gjasa që ose je në këtë lloj shërbese ose ke dëshirë ta fillosh. Të ndash lajmin e mirë online është shumë mundësi e madhe në këto kohë.

Ja disa sugjerime për ty që ke filluar ose po mendon të fillosh.

1. Fillo një grup me emrin që ti do; mund të ketë emrin e shërbesës, emrin e qytetit, të lagjes tënde etj.  Zgjidhe emrin duke menduar për njerëzit që do të arrish dhe ndikosh me këtë grup.

2. Përshkrimi i grupit.

3. Mendo për vizionin, synimin që ke për grupin dhe ndaje me anëtarët herë pas here nëpër postime.

4. Mirëprit anëtarët e rinj.

Një herë në javë bëj një postim për anëtarët e rinj të grupit ku i uron mirëseardhjen dhe më pas kërkoji të bëjnë dicka, të përfshihen dhe angazhohen në grup. Bëji që të ndihen “si në shtëpi’.

5. Ji live një herë në javë. 
Do të ishte ideale të bësh live në një ditë të javës për të qenë sa më afër dhe për t'u “lidhur” me anëtarët e grupit. Ja disa sugjerime: 

- Lajmëro me anë të një posti ditën dhe orën që do të jesh live. Përzgjidh një temë diskutimi dhe nëse do që anëtarët të ndërveprojnë me ty gjatë live ndaj me to edhe pyetjet që do të diskutosh në lidhje me temën tek posti.

- Përcakto kohëzgjatjen e live dhe sigurohu që e ndan me grupin (do të jemi live bashkë për 10 min, 20 minuta apo 30 minuta) sigurohu që jep shumë detaje në çdo kohë… 

- Përzgjidh këndin/vendin e duhur për live. Sigurohu që ka ndriçim të mirë dhe sa më pak zhurmë në sfond.

- Fokusohu tek kamera.  Kur flet shiko gjithmon tek kamera jo tek kompjuteri apo tek shënimet; nëse po bën live me kompjuter shiko aty ku është vendosur kamera, lart në mes; mos shiko nëpër kompjuter ose nëpër dhomë. Mendo që tek kamera ke njerëzit që po të ndjekin, kështu që duhet ti japësh vëmendjen dhe rëndësinë e duhur duke i parë “gjithë kohës në sy”.  Fol me entuziazëm. Përshëndeti ata që hyjnë në live duke i lexuar emrin dhe gjithmonë bëj pyetje të hapura që të mund të komentojnë dhe ndajnë mendimet/përjetimet e tyre.

6. Bëj një plan javor për postimet e grupit.
Ja një model:
*E Hënë - një përmbledhje ose highlight i festimit/shërbesës që ndodhi të dielën.
*E Martë - pyetje që nxisin diskutim.
*E Mërkurë - live për të diskutuar mesazhin e së dielës.
*E Enjte - live për t’u lutur për sfidat që anëtarët e grupit kanë ndarë me ty përgjatë ditëve apo javës së fundit.
*E Premte - postim për anëtarët e rinj.
*E Shtunë - pyetje “fun” në lidhje me mesazhin që do të vijë të dielën.
*E Diel - postim që ka lidhje me mesazhin e së dielës.

Ide ekstra: Mos u mundo t'i bësh postimet të gjitha vetë. Shiko kush është personi më aktiv në grup dhe kërkoi ndihmë atij/asaj. Ose bëji të skeduluara disa postime, sidomos vargu i ditës ose pyetje të ndryshme. 

7. Ndërsa grupi yt rritet me persona të rinj edhe pjesmarrja, aktivizimi i grupit do të rritet. Kështu që shiko herë pas here detajet e përfshirjes së njerëzve në grup. 

*Përfshirja - shiko sesa aktiv janë anëtarët e grupit.
*Rritja - si po vazhdon rritja nga java në javë.
*Cilat janë ditët dhe orët ku njerëzit janë më aktivë në facebook.
*Detaje për anëtarët e grupit. (çfarë moshe, gjinie dhe ku banojnë personat më aktivë) 

8. Takoji personalisht.

Ndërkohë që ndërtohet miqësia në grup, njerëzit do të duan të të takojnë personalisht. Prandaj organizo një takim vetëm për anëtarët e grupit që kanë interes. Ndaj me ta detajet e vendit, ditës dhe orës që do të takoheni. Mund të jetë takim si grup i vogël ose të shikoni bashkë festimin/shërbesen e regjistruar, mund të jetë takim vetëm për kafe dhe muhabet, takim për t'u lutur etj.

9. Mbyllja. A je gati për të filluar një grup në facebook me këtë qëllim? A je gati që grupin që ke ta trajtosh në këtë lloj forme?
Urojmë që një ditë të gjithë grupet në facebook të kenë këtë synim dhe të kthehen në grupe sherbesash për të ndarë lajmin e mirë, dashurinë e Perëndisë.

Do ta vlerësoja nëse shton edhe një ide tjetër që të erdhi në mendje ndërkohë që lexove këtë material.
Na kontakto nëse do më shumë detaje për sherbesën online, si ta fillosh, si ta rritësh…
Mundësinë për të ndikuar botën e ke në dorën tënde, quhet SmartPhone. 


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>