Një nga momentet më të bukura dhe të fuqishme për faljen është kur Jezusi ishte në kryq, i rrahur, i gjakosur, njerëzit e kanë peshtyre, e kanë goditur, kurorë me ferra i kanë vënë në kokën, e tallin pa pushim. Dhe fjalët e fundi të Jezusit ishin: ''O Atë, fali ata sepse nuk dinë ç'bëjnë''. Luka 23:34
Nuk po flas për dikë që po vjen nga pushimet dhe ishte i shlodhur dhe e kishte në terezi. Dhe mund të durojë, mund të falë kur i bëhet një padrejtësi. Por po themi për Jezusin që në këto momente i kanë ndodhur shumë gjëra. E ka mohuar Pjetri, e tradhëtoi Juda, e akuzoi Pilati, e dënoi i gjithë populli, e abuzuan ushtarët, e pështynë dhe e poshtëruan të gjithë. A duhet të ishte i zhgënjyer Jezusi në këto momente? Ai kishte çdo lloj arsyeje për të qenë i zhgënjyer. Sepse ishte i përsosur dhe nuk meritonte asgjë nga ato që po kalonte. Përsëri Ai tha, fali Atë, të gjithë fali.
Por e bukura është se nuk mbaron aty sepse Shkrimi na thotë ne që të imitojmë Jezusin, të bëjmë këtë gjë: “Vishuni, pra, si të zgjedhur të Perëndisë, shenjtorë dhe të dashur, me dhembshuri të brendshme, mirësinë, përulësinë, zemërbutësinë dhe me durimin.” Kolosianeve 3:12 Vishuni, nuk do të vijë natyrshëm, por shko dhe merre nga rafti qëllimisht dhe vishe çdo ditë. Këto janë zgjedhje: dhembshuria, mirësia, përulësia, zemërbutësia, durimi… janë zgjedhje, nuk janë ndjenja.
Ndjenjat thonë, nëse ti bën diçka kundër meje, natyrshëm unë do të mbrohem ose do të hakmerrem. Ti ma hedh mua një herë unë do ta hedh dy herë. Kurse Shkrimi thotë, jojo, shko te rafti merre rrobën dhe vishu me këto cilësi, siç i kishte Jezusi.
“…duke duruar njëri-tjetrin dhe duke falur njëri-tjetrin, në qoftë se dikush ankohet kundër një tjetri; dhe sikundër Krishti ju ka falur, ashtu bëni edhe ju.” Kolosianeve 3:13
A ke ndonjë ankesë ndaj dikujt? Mendoje një çik, ndaj kujt ke një ankesë, me shumë gjasa kemi një ose disa ankesa të gjithë. Bëj siç bëri Jezusi.
A do që të shkosh dhe te flesh i qete në krevat, të flesh si qengj? Fal siç Krishti të ka falur ty. Sepse lumturitë janë përfitim për ty më shumë sesa për atë tjetrin. Ti përfiton më shumë, të bën mirë ty kur je i meshirshem dhe fal kollaj.
Po e mbyll me një thenie bomb fare nga Max Lucado “Pabesia eshte e keqe. Hakmarrja eshte me e keqja. Por e di cila eshte me e poshtra, mosfalja, sepse pa faljen na ngelet veç hidherimi.” Falja eshte ilaç për zemrën tënde, të jep lumturi ty!
Grimca e kësaj dite është pjesë e serisë “Lumturitë” pjesa 5, ky është linku nëse ke dëshirë ta dëgjosh mesazhin e plotë: https://youtu.be/KsMWyDGpK_M