17 Shkurt

Si Të Jem I Mëshirshëm Ndaj Personit Më Të Vështirë?

Kush është personi më i vështirë për tu falur? E di kush është për shumicën prej jush? Është bërë një anketë dhe doli që shumica, nuk e fal kollaj, nuk është shumë i mëshirshëm ndaj vetes së tyre.  

Ka shumë gjasa, që dikush që po lexon tani po thotë, që këtë duhet ta dëgjonte të parën. Ji i mëshirshëm me veten, fale veten tënde. Çdo njeri mëkaton, por çfarë të bëjmë kur mëkatojmë? Shkrimi thotë e rrëfejmë mëkatin dhe marrim faljen e Perëndisë. Po kur të kujtohet me qindra herë ajo që ke bërë? A kam nevojë ta rrëfej përsëri dhe përsëri që të marr faljen e Perëndisë? Në fakt, jo, Perëndia e fal mëkatin e rrëfyer një herë e përgjithmonë. Kur i ligu të kujton mëkatin që ke bërë thjesht thuaj, Perëndia më ka falur një herë për atë gjë. Ndryshe do të ndihesh sikur e ke zhgënjyer Perëndinë. A thua Perëndia nuk e di që ti s’je i përsosur? Merr faljen e tij dhe lëviz përpara. 

Pali bëri 100 të zezat dhe tha, mua më ka falur të parin Perëndia dhe lëvizi përpara duke pranuar mëshirën dhe faljen e Perëndisë. 1 Timoteut 1:13-15 Ndonëse më përpara e kisha fyer, përndjekur dhe sharë. Por ai më mëshiroi, sepse veprova nga padija, kur isha larg besimit të vërtetë. Hiri i Zotit tonë m'u dha me tepri bashkë me besimin e dashurinë që vijnë përmes Krishtit Jezu. Kjo fjalë është e besueshme dhe e denjë për t'u pranuar plotësisht: Krishti Jezu erdhi në botë për të shpëtuar mëkatarët, ndër të cilët unë jam i pari.

Perëndia do që të jetojmë të lirë, të çliruar nga faji, nga dënimi. Sepse nuk ka dënim për atë që i perket Krishtit. Pranoje faljen e Perëndisë. Shpesh e dinë në mendje që është kështu por a e pranojmë që është e vërtetë për ne. Shkrimi na thotë te Fjalët e Urta 4:25 “Sytë e tu le të shohin drejt dhe qepallat e tua të synojnë drejt para teje.” Mëkatin duhet ta rrëfesh vetëm një herë para Perëndisë por ama duket ti kujtosh vetes me qindra herë derisa të vuloset brenda teje: “Perëndia më ka faluar, kjo është e mbyllur për mua.” 

Grimca e kësaj dite është pjesë e serisë “Lumturitë” pjesa 5, ky është linku nëse ke dëshirë ta dëgjosh mesazhin e plotë: https://youtu.be/KsMWyDGpK_M


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>