14 Shkurt

Si Të Jesh I Mëshirshëm Ndaj Dikujt Që Gabon Ndaj Teje?

Disa herë është më e lehtë të tregosh me gisht dikë që ka gabuar ndaj teje sesa të shikosh gabimet e tua. Ndërkohë që ne duhet të ngjajmë me Jezusin më shumë. Po mirë, si dukej Jezusi? Ja si thuhet te: 

Mateu 12:17-18 Me qëllim që të përmbushej ç'ishte thënë nëpërmjet profetit Isaia që thotëJa shërbëtori im, që unë e zgjodha; i dashuri im, në të cilin shpirti im është i kënaqur. Unë do ta vë Frymën tim mbi të dhe ai do t'u shpall drejtësinë popujve.

A do të doje që të thonte Perëndia këtë gjë për ty? Shërbëtori im me të cilin jam i kënaqur. Mua do të më pëlqente 

Mateu 12:19-20 Ai nuk do të zihet dhe as nuk do të bërtasë dhe askush nuk do t'ia dëgjojë zërin e tij nëpër shesheAi nuk do ta thërrmojë kallamin e thyer dhe nuk do ta shuajë kandilin që bën tym… 

Në fshat kallami përdoret për gardh, për domatet, kastrvecat që të rrinë drejt, përdoret për shumë gjëra por nëse është i thyer e hedh tutje. Ose kandili që bën tym, nga tymi të djegin sytë, kështu që e fik fare. 

Kuptimi është, Jezusi nuk e theu atë që nuk është perfekt, as nuk e fik atë që më shumë bën dëm sesa mirë. Ai iu dha mundësi të tjera, i fali, pastroi, fuqizoi. Po sikur të njihemi edhe ne si Jezusi. Të jemi plot mëshirë, të falim shumë kollaj, të japim mundësi të reja. Pse? Sepse mëshira triumfon mbi gjykimin. Jakobi 2:13

Në këtë kontekst ku jemi, ku duket shumë pak mëshira, a do e praktikojmë lumturinë që tha Jezusi: Lum ata që janë të mëshirshëm. 

Takova një person, që kisha vite pa e parë. U përshëndeta, Si je, si kalon, po s’të kam parë me, na mungon në ICF. Ai tha,ti je shumë i butë me njerëzit, je më e i mëshirshëm se ç’duhet, prandaj s’kam ardhë më. 

S’po dija si ta merrja, ta merrja si kompliment apo si vërejtje. Pse çfarë duhet bërë me kallamin e thyer apo me kandilin që bën tym? Ta thërrmojmë, ta shuajme? Jojo, kallamin e thyer do e ngjisim dhe do e bashkojmë më një më të fortë, që të fuqizohet, kandilin që bën tym do e ndihmojmë të ndriçojë më shumë. Sepse këtë bëri Jezusi, këto porosi na ka lënë. Ji i meshirshem ndaj atyre që gabojne ndaj teje, jepu një mundësi të re. 

Grimca e kësaj dite është pjesë e serisë “Lumturitë” pjesa 5, ky është linku nëse ke dëshirë ta dëgjosh mesazhin e plotë: https://youtu.be/KsMWyDGpK_M


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>