13 Janar

Si Të komunikosh Me Një GrupArmiqësor

Tek kjo pjesë e Shkrimit Mateu 21:23–27, Jezusi perballet me drejtuesit fetarë. 

Ata e sfiduan autoritetin e Jezusit kur Ai hyri në tempull. Por Jezusi iu përgjigj atyre duke përdorur mjetin më të mirë që duhet të përdorë një lider kur përballet me një antagonizëm të tillë. Jezusi iu Përgjigj Pyetjes Së Tyre Me Një Pyetje. 

Mënyra sesi merresh me njerëz që nuk duan të udhëtojnë, nuk janë palë me ty është si një test i fortë për kapacitetin e një lideri.
Sepse ata që po të pyesin, nuk është se duan ta dinë përgjigjen, thjesht po mundohen që të provokojnë. Edhe nëse jep përgjigjen e duhur ata me shumë gjasa do të bëjnë një provokim tjetër. Kështu që përgjigjja e duhur është, bëju një pyetje. 

Disa njerëz përgjigjen me pyetje për ta sqaruar më mirë atë që po thuhet. P.sh. “A po thua… këtë e atë?” Në këtë mënyrë është për t'u siguruar që ti po e kupton atë që po flet. Por mënyra që përdori Jezusi është më shumë për t’iu shmangur përgjigjes sepse dalloi provokimin e tyre. Dhe kjo vjen me urtësinë e akumuluar dhe me përvojat e jetës. 

Si do t'i përgjigjeshe dikujt që vjen në kishë dhe teston autoritetin tënd, por pa e ofenduar atë? Ndaj një pastori: “Kush të ka vendosur ty si pastor të këtij grupi?”
Ose ndaj dikujt në shërbesë: “Kush ta jep ty të drejtën të më kërkosh llogari mua?”
Ose më thjesht, kur ndan besimin me dikë: “Pse mendon ti se Bibla është e vërtetë?”
Si do t'u përgjigje me pyetje provokimeve të tilla? 

Linku për të lexuar pasazhin: https://www.bible.com/sq/bible/3298/MAT.21.AL


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

Ku e Bazoi Vizionin e Tij Jezusi?

Ku e Bazoi Vizionin e Tij Jezusi?

Si Rritet Niveli i Përkushtimit?

Si Rritet Niveli i Përkushtimit?

Pjetri, Lider i Veçantë?

Pjetri, Lider i Veçantë?
{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>