12 Tetor

Si Të Marrësh Maksimumin Nga Kisha Online

Tetë mënyra sesi të marrësh maksimumin nga festimet shërbesat online.
Uroj që këto ide praktike të jenë nxitje për dikë që ndjek kishën online ngaqë nuk mundësi fizike për të shkuar në kishë apo nuk ka një kishë në qytet/fshatin tënd.
Nëse është inkurajim për ty, ndaje me këdo që mendon se do jetë ndihmë. Nxitja është që të jesh sa më aktiv kur ndodh festimi/shërbesa online jo ta ndjekësh thjesht si një program në TV. 

1. Ji gati
Ji gati për ta ndjekur që më para se të vijë ora e live-it. Mos e mbaj thjesht në sfond ndërkohë që po bën gjëra të tjera. Nëse po e ndjek me dikë, përgatite dhomën, vendin që ta shijosh në maksimum. Një çaj, një kafe, këto të jenë gati që më përpara. 

2. Bëji off notifications
Që mos shpërqëndrohesh bëji "off". "Notifications" janë siç tha Jezusi te shëmbëlltyra e farës. Fara ra në rrugë dhe erdhën zogjtë dhe e morën. Fokusohu për të marrë një fjalë inkurajimi.

3. Lutu që do të marrësh diçka
Filloje me një lutje të thjeshtë dhe të shpejtë. “Zot, na jep një fjalë specifike që shkon me situatën ku jam sot.” Ji me pritje. 

4. Këndo bashkë me bandën
Mund të ngjajë një çikë e çuditshme në fillim por nëse je me njerez që ti i njeh, i do, të duan, mos e vrit mendjen shumë nëse të kënduarit nuk është dhuntia jote. Kështu që këndoni bashkë. Kur shikon në Bibël këngëtarët shkonin të parët nëpër luftëra; lufta fillonte me këngë. Ne jemi në “luftë” por është frymërore, filloje me këngë duke shpallur mirësinë dhe atributet e Perëndisë. 

5. Mbaj shënime
Temën e mesazhit, vargjet që e shoqërojnë, pika e mesazhit. Ji aktiv gjatë gjithë mesazhit. Shkruaj ato gjëra që janë personale për ty. 

6. Jep online
Dhënia është pjesë e adhurimit, nuk ka rëndësi sesa % jep, jep dhe bëhu pjesë e kësaj familje online që po ndjek.

7. Kur mbaron festimi online, ti vazhdo
Mbaroi online, diskutoni bashkë anën praktike të mesazhit, çfarë ishte diçka që i foli Perëndia secilit. 

8. Lutuni për njëri - tjetrin
Pastaj lutuni së bashku. Për gjërat që u ndanë, për javën që keni para, për gëzimet, sfidat që po kalon dikush. Lutja është e fuqishme, kështu që përdore fort këtë armë. 

 

Uroj që këto ide praktike do ta bëjnë të mundur që të marrësh maksimumin e festimeve - shërbesave që ndjek ti online. A të erdhi ndonjë ide tjetër se si të marrësh më të mirën? 


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>