15 Maj

Si Të Sillem Me Fëmijët? 

Jemi në pjesën e katërt të serisë "Familje për së mbari". Këtë javë grimcat e inkurajimit do të jenë në lidhje me bijtë dhe bijat. "Bij dhe bija për së mbari!"
Si bij dhe bija kalojmë nëpër këto 3 faza të jetës që i gjejmë të përshkruara në Bibël: Fëmijëria 0-12 vjeç; Adoleshenca 13-19 vjeç dhe të Rritur 20+. Do të them një Fjalë kyçe për secilën nga këto grupmosha, që të kujtohet sa herë merresh me atë person që është në këtë moshë që mund të jetë fëmija, vëllai ose motra. 

Në lidhje me fëmijët 0-12 vjeç, mbaj mend fjalën: Disiplinë! Ja si thuhet te Efesianëve 6:4 "Dhe ju, etër, mos i zemëroni fëmijët tuaj, por rritini me disiplinën e me këshillat e Zotit". - Së Bashku.
Rriti me disiplinë dhe me këshillat që vijnë nga Zoti.
Do të ndaj ca gjëra në lidhje me Disiplinën, trajnimi, të mësuarit e fëmijëve kur janë të vegjël, të rinj. Nuk mbaron me kaq, sepse ka shumë e shumë për të mësuar, por do të jap maksimumin tim me kaq pak kohë sa kam. 

Një gjë që nuk ka qejf ta dëgjojë njeri sot, është qortimi dhe dënimi i fëmijëve kur bëjnë gabime.
Ka qenë një doktor amerikan, që e njihnim nga afër. Ai thoshte: "Nuk e kuptoj një gjë me familjet shqiptare. Kur i kanë fëmijët e vegjël nuk i qortojëe, disiplinojnë por i llastojnë. Pastaj kur bëhen adoleshentë, kujtohen t’u mësojne diçka". Por atëherë fillon rebelemi. Është vonë në atë moshë t'u mësosh disiplinën.
Ja çfarë thotë Shkrimi. Fjalët e Urta 23:13-14: "Mos rri pa e qortuar të riun, se nuk do të vdesë po t'i biesh me shkop.Bjeri me shkop, se e shpëton nga skëterra". - Së Bashku
Në një përkthim tjetër thuhet: "E rrahura mund ta shpëtojë nga ferri". Çfarë do zgjedhur për të disiplinuar fëmijët nga 0-12 vjec? Çfarë thonë idetë e kesaj kohe apo çfarë thotë Shkrimi, parimet e të cilit janë të përjetshme? 

Shiko, kjo punë do sqaruar. Kur them fëmija do qortuar, do disiplinuar, nuk po them do abuzuar, do rrahur sa ti dalë gjak nga goja, do rrahur aq sa të mos ngrihet në këmbë. Dikur prindërit i rrihnin fëmijët dhe me ç’tu zinte dora dhe i dënonin me inat, me zemërim. 

Disiplinë: Mund të jetë thjesht dënimi për t'u ulur diku, te karrigia, cepi divanit. Një formë disipline sepse e ndihmon fëmijën të kuptojë se ka një masë për çdo gjë. Ka prindër që perdorin lugën e drurit te prapanica.
Por nuk është qëllimi të shfrysh nervat. Të ka acaruar vjehrra dhe t’ia nxjerrësh fëmijës ose të ka acaruar burri, gruaja, puna, jeta dhe bam fëmijës.  

Por po them, një formë disipline për të ndihmuar fëmijën që të kuptojë se ka një masë, ka një limit. Madje shiko se çfarë thotë Shkrimi... gati prindër? Fjalët Urta 13:24 "Kush e kursen shufrën (thuprën) urren birin e vet, por ai që e do e korrigjon me kohë".

Tre ide të shpejta që ndihmojnë fëmijët në këtë moshë: Ji i Qartë. Kur e disiplinon fëmijën, ji i qartë dhe jep detaje; çfarë do që të mos bëjë. Mbaj mend, kur u martua vëllai i Adës, dasma u bë te një lokal shumë i bukur andej nga Mulleti me pishinë të madhe jashtë. Djali i motrës së madhe të Adës ishte i vogël dhe hidhte gurë në pishinë. Gjyshi i tha: "Mos hidh gurë në pishinë" - dhe iku. Ai filloi duke hedhur shishe boshe në pishinë. Gjyshi i tha të mos hidhte gurë, kështu që ai po hidhte gjëra të tjera. Kur i kërkon diçka fëmijës, ji sa më i qartë; dua të bësh këtë apo atë. Mos bëj këtë e atë, me detaje. 

Ji Bindës. Mos ia thuaj duke qeshur ose si shaka. Thuaja seriozisht. Nëse e bën këtë gjë do të ndodhe kjo gjë dhe kjo. Të dua shumë, por po bëre gabim do të të dënoj. DHE, çfarëdo  që të thuash, mbaje fjalën, prandaj matu mirë çfarë t'i thuash dhe mbaje fjalën. 
Ji i Dhembshur. Shpjegoja, shikoje në sy, ta ndjejë nga zëri që e do. Nuk po e dënon sepse je me nerva. Po e dënon sepse po e mbron, për të mirën e tij/saj. Mos e dëno fëmijën në publik sepse turpërohet. Turpi dhe fajësimi nuk përmendet kurrë në Bibël, kur flitet për disiplinimin. Ne e bëjmë veten me turp, por Perëndia nuk na turpëron.  
Nëse fëmija po sillet keq në publik, ka nëna që e mbajne lugën e drurit me vete në çantë derisa fëmijët shkojnë 10 vjeç. Kur fëmija merr kot, e merr për dore dhe shkon në banjë, shkon te makina… çfarëdo por jo në publik.
Momenti më i vështirë për ta disiplinuar fëmijën është në darkë. Por nëse ndodh dhe duhet ta disiplinosh, mos e lër të flejë me inat. Sigurohu që ke shkuar te krevati dhe e fërkon, thuaji që e do shumë apo t'i kërkosh falje, nëse duhet t'i kërkosh falje. Por mos e lër të flejë me inat.
Kjo është faza e parë, kur janë në moshën 0-12 vjeç. Mësoju disiplina që do t'u duhen në jetë, të dinë masën, ta mësojnë masën. Nesër do të shikojmë fazen e dytë të bijve dhe bijave.


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>