31 Maj

Streha ime!

Vargu i ditës: "Zoti është kështjella ime, fortesa ime dhe çliruesi im, Perëndia im, shkëmbi im ku gjej strehë, mburoja ime, fuqia e shpëtimit tim, streha ime e i lartë." Psalmet 18:2 

Ku je duke u mbështetur? Cili është vendi ku ndihesh më i sigurt? Mund të jetë puna, shkolla, dija, familja, lekët...
Sa e sa herë e gjen veten duke u munduar të mbështetesh gjithandej dhe në shumicën e rasteve gjërat nuk shkojnë ashtu siç ti pret. Gjërat që ndodhin të bëjnë të mendosh: A kam strehën e duhur apo është duke më pikuar çatia?

Vendimet tona shpesh herë janë disi të pamatura kur vjen puna te vendi ku duam të strehohemi, te shpatulla ku duhet të mbështetemi dhe kjo sjell pasiguri, duket sikur ajo streha që ke gjetur nuk është vërtet streha ose shtëpia që ke dashur të kesh, sepse fut ujë.

Dikush ka thënë: "Që të gjithë, të pasur e të varfër, e meritojnë një strehë për shpirtin."

Jeta të sjell përpara shumë mundësi dhe alternativa për strehën tënde, për mbrojtje ndaj filan gjëje, për çlirim si edhe kështjella prej letre. Është Zoti Streha e duhur, Davidi në këtë Psalm është duke e përshkruar si vendin më të sigurt, si vendin më të lartë dhe vendin ku ti mund të gjesh atë që thellë brenda vetes po e ndjen se po të mungon.

Pëshpërit një lutje 

O Atë, Ti je forca ime, streha ime... Ti je vendi më i sigurt ku mund të mbështetem për hapat dhe sfidat që më sjell jeta. Faleminderit Perëndi që më kujton që Ti je Ai për të cilin kam nevojë, se Ti je kështjella, forca dhe streha ime. Amen.


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>