15 Gusht

Të Jam Mirënjohës!

Vargu i Ditës: "Por unë do të kremtoj fuqinë tënde dhe në mëngjes do të lëvdoj me zë të lartë mirësinë tënde, sepse ti ke qenë për mua një kështjellë dhe një strehë ditën e fatkeqësisë." Psalmet 59:16

Besoj se në shtëpinë tënde në një rast të caktuar është folur për ndonjë peripeci nga prindërit ku janë gjendur keq në një mënyrë apo një tjetër dhe dikush ua ka hapur derën, i ka ndihmuar, i ka nxjerrë nga balta dhe ata akoma e mbajnë mend atë njeri dhe shpesh dëgjon të thuhet: "Të mos ishte ai."

Rastet janë të panumërta kur vjen puna te mirënjohja që mund të kemi për persona të ndryshëm qoftë edhe për gjëra shumë të vogla, nuk duhet patjetër të jetë e madhe që të jemi mirënjohës. 

Bibla thote: "Për çdo gjë falenderoni sepse e tillë është dëshira e Perëndisë."

Ne kremtojmë, festojmë vazhdimisht mirësinë e Perëndisë në kohë të mirë dhe në kohë të keqe. Perëndia ka qenë, është dhe do të jetë kështjellë dhe strehë ditën e fatkeqësisë dhe kjo na shtyn të kemi mirënjohjen e thellë. Perëndia nuk është se vetëm na krijoi dhe na la të jetonim ashtu, pa plan. Ai gjithashtu premton se do të na mbrojë ashtu si na ka mbrojtur gjithnjë, sipas planit të Tij. 

Pëshpërit një lutje
Perëndi faleminderit që ke qenë dhe je mburoja ime. Faleminderit që kujdesesh në ditën time të fatkeqësisë. Lutem që do të kujtoj kështjellën dhe strehën time, do të të kujtoj Ty Zot në ditët e mia të këqija dhe të mira. Lutem në emrin Jezus, Amen.


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>