31 Mars

Tetë Parime Nga Mbjellësi i Farës

Jezusi fliste me shëmbëlltyra dhe kjo është një nga më të veçantat, e gjen te Marku 4:2–20, Shëmbëtyra e mbjellësit. 

Po kush është mbjellësi në shëmbëlltyrën që tha Jezusi? Mbjellësi është kushdo: një person me ndikim, një drejtues, kushdo që shpall Fjalën e Perëndisë. Mbjellësi shpërndan shumë fara por më vonë flet për cilësimet e tokës. Le të shohim disa parime që të gjithë drejtuesët duhet të dinë për mbjelljen e farës: 

1. Për të prodhuar korrje të mirë duhet hedhur shumë farë.
2. Jo të gjitha tokat prodhojnë, por ama nuk mund të korrim nëse nuk kemi mbjellë.
3. Duhet të vazhdojë mbjellja sepse një ditë do i marrim të korrat.
4. Toka që prodhon do të shumohet; do të korrim më shumë se sa mbollëm.
5. Ne do të korrim në përpjestim me atë që kemi mbjellë.
6. S’kemi çfarë të bëjmë për të korrat e vitit të shkuar por ama mund të bëjmë diçka për të korrat e këtij viti.
7. Ne duhet të besojmë në farën që po mbjellim, duke e ditur se disa do të japin fryt.
8. Kur të shohim frutat do e kuptojmë se ia vlejti gjithë përpjekja jonë. 

Si ishin këto 8 parime nga shëmbëlltyra e farës? Çfarë nënkupton “mbjellje” për ty sot? Nëse ke qenë duke mbjellë, ku je në lidhje me këto 8 hapa, te cili hap je? 

Linku për të lexuar pasazhin: https://my.bible.com/bible/7/MRK.4.albb


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

Ku e Bazoi Vizionin e Tij Jezusi?

Ku e Bazoi Vizionin e Tij Jezusi?

Si Rritet Niveli i Përkushtimit?

Si Rritet Niveli i Përkushtimit?

Pjetri, Lider i Veçantë?

Pjetri, Lider i Veçantë?
{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>