18 Nëntor

Ti e Mëson Qëllimin Tënd Nëpërmjet Marrëdhënieve

Sepse, sikurse në një trup kemi shumë gjymtyrë dhe të gjitha gjymtyrët nuk kanë të njëjtën funksion, kështu edhe ne, megjithse jemi shumë, jemi një trup në Krishtin dhe secili jemi gjymtyrë të njeri - tjetrit. Romakëve 12:4-5

Ne mësojmë kush jemi në një marrëdhënie. Ne e mësojmë identitetin tonë të vërtetë në komunitetin që na rrethon.

Ti nuk do të mësosh kush dhe këtë do ta mësosh vetë. Ti këtë e mëson vetëm në marrëdhënie. Kjo do të thotë që duhet të lidhesh me të tjerët për miqësi.

Nëse ke lindur dhe ke jetuar tërë jetën tënde si i rritur pa patur asnjë kontakt atëherë nuk do ta kishe idenë fare se kush je. Ti nuk do ta dije që ishe qenie njerëzore. Ti e di që je qenie njerëzore sepse je në marrëdhënie me qenie të tjera njerëzore. 

Si te vargu më lart, Bibla na thotë që kemi nevojë të lidhemi me familjen e madhe të Perëndisë, me trupin e Krishtit.

Veshi funksionon dhe përmbush qëllimin e tij duke u lidhur me trupin. Nëse veshi do të ishte i prerë dhe do të ishte në tokë, ai nuk na vlerë apo jo? Nuk ka asnjë vlerë se ai nuk mund të dëgjojë asgjë tani apo jo?

E njëjta gjë edhe me hundën apo sytë. Nëse nuk janë të lidhur me trupin, cili është qëllimi i tyre? Ata nuk kanë asnjë qëllim sepse nuk mund të nuhasë apo të shohin të ndarë nga trupi.

Në të njëjtën mënyrë, nëse nuk je i lidhur me kishën, atëherë nuk ke për ta mësuar qëllimin e jetës tënde. Ti nuk do ta dish rolin tënd. Ti nuk do ta dish funksionin tënd. Ti nuk mund ta dish vlerën dhe kuptimin tënd. 

Vlera jote, funksioni, qëllimi dhe identiteti yt janë të qartë dhe shfaqen në marrëdhënie me trupin e Krishtit - Kishën!


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>