22 Qershor

Ti më plotëson!

Vargu i ditës: "Dhe Perëndia im do të plotësojë të gjitha nevojat tuaja sipas pasurisë së tij në lavdi, në Jezu Krishtin." Filipianëve 4:19

E sigurt që ke shumë nevoja dhe mund të jenë nga ato më të voglat e deri në ato më baziket, si financat, një vend për të futur kokën, ujë, drita, veshje etj. Për të patur këto gjëra shumicën e kohës varesh nga paraja sepse thonë se "paraja e ngre ujin përpjetë." 

Pra burimi në këtë rast mund të jetë paraja. Por paraja nuk mund të plotësojë çdo nevojë dhe për këtë mund të ketë diskutime shtesë por janë disa gjëra që paraja nuk mund t'i plotësojë dot.

Dikush ka thënë: "Paraja nuk është gjithçka, zakonisht thuhet nga njerëzit që nuk e kanë ndjerë atë në dimensionin e duhur."

Perëndia është ai që do të plotësojë të gjitha nevojat e mia sipas pasurisë së tij në lavdi. Jezusi tha se kush pi nga ky ujë nuk do të ketë kurrë etje. Perëndia është burimi i plotësimit të nevojave tona dhe ka vargje të panumërta në bibël që flasin për këtë gjë. Perëndia është Ai që më plotëson dhe më siguron nëpërmjet Jezu Krishtit. 

Pëshpërit Një Lutje:

O Atë faleminderit që ke siguruar gjithnjë dhe vazhdon të sigurosh për nevojat e mia. Perëndi, ti je burimi, ti ke gjithçka dhe mund të japësh nga pasuria jote e lavdisë. Faleminderit Perëndi që nuk kurseve Birin tënd që unë të mos humbas, por të kem jetën e përjetshme. Lutem që do të vazhdosh të sigurodh dhe plotësosh nevojat e mia në emrin Jezus. Amen.


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>