7 Shtator

Tre Gjëra Që Na Pengojnë

Vargu i Ditës: Prandaj, hiqni çdo ndyrësi dhe mbeturinë ligësie, pranoni me butësi fjalën që Perëndia ka mbjellë në ju, e cila mund të shpëtojë shpirtrat tuaj. Jakobit 1:21 

Tre gjëra që na pengojnë të dëgjojmë zërin e Perëndisë.
A e ke vënë re sesi ndryshojnë valët që merr telefoni në varësi të vendit ku je? Kur shkon në një fshat pas malit ose je në katin e nëndheshëm të një pallati, në këto momente telefoni nuk ka shumë valë. E njëjta gjë edhe me ne. Duhet në pozicionin e duhur për ta dëgjuar zërin e Perëndisë. 

Nëse je besimtar e sigurtë që e dwshiron ta dëgjosh zërin e Perëndisë, ajo që na duhet është që së pari të kuptojmë, ore çfarë na pengon që s’po e dëgjojmë. Në fakt janë tre pengesa në mendjen tonë që na prishin punë: 

1.Krenaria. Kur mendon, s’kam nevojë për Perëndinë, mund t’ia dal vetë ose s’kam nevojë sepse kam jetë të mirë deri tani. Krenaria na pengon ta dëgjojmë zërin e Perëndisë dhe do të humbasim mundësitë, gjërat që Perëndia ka për ty.  

2.Frika. Disa kanë frikë ta dëgjojnë Perëndia t’ju flasë. Sepse ke dëgjuar shumë që thonë, “Zoti më tha, Zoti më foli” dhe ajo që thonë duket e çuditshme me gjërat që ti di nga Bibla. Dhe ke merakun, mos po bëhesh fetar i lodhshëm si ata. 

3.Hidhërimi. Kur mbledh përbrenda lëndim, inat, zemërim, mosfalje, ka shumë gjasa nuk do e dëgjosh zërin e Perëndisë. Ti ke kaluar në pozicion mbrojtje dhe zemra të është ngurtësuar ose ftohur, madje as dashurinë e Perëndisë nuk e ndjen.  

Dikush mund të jetë i lënduar shumë këto ditë, këto javë apo shumë kohë më para dhe akoma po e mban brenda atë lëndim. Dua të nxis, hiq dorë nga lëndimi dhe fal. Fal jo për të mirën e atij që të lëndoi por për të mirën tënde. Zemërimi po të dëmton ty. Zemërimi është një plagë që ia hapim vetes dhe lejojmë dikë që na ka lënduar në të shkuarën që të vazhdojë të na lëndojë edhe sot. Fal sot, hiq dorë nga lëndimi sot, jo sepse ai/ajo e meriton faljen tënde, nuk e meritojmë, por bëje për të mirën tënde. 


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>