Vargu i Ditës: Por pjesa që ra në tokë të mirë janë ata që, pasi e dëgjuan fjalën, e ruajnë në zemër të ndershme dhe të mirë dhe japin fryt me qëndrueshmëri. Luka 8:15
Perëndia iu flet njerëzve që kanë vendosur se do e bëjnë atë që Ai do t’ju thotë, madje që para se Ai ta thotë. Është të thuash që më parë: “Perëndi, nëse Ti do që të lëviz, unë do të lëviz. Nëse do ta filloj, do e filloj. Nëse do që ta ndaloj do e ndaloj. Nëse do që të ndaloj, do të ndaloj… para se të më thuash atë ti ke për mua, Perëndia përgjigja ime është PO.”
Shëmbëlltyra e farës dhe katër tokave tregon katër qëndrime të ndryshme. Disa herë duket sikur i ke të katërta këto qëndrime në një ditë të vetme.
Një herë thua: “Perëndi, unë nuk dua ta dëgjoj atë që po më thua, sepse e di çfarë do të më thuash për këtë gjë.” Pak më vonë thua: “Zot, atë që ke për të më thënë ma thuaj tani.” Dhe e dëgjon dhe mendon që është gjë ë mirë, por nuk bën asgjë, nuk e zbaton. Ndoshta fillojnë disa frute në jetën tënde por pastaj fillojnë gjërat, punat, jeta, shkolla, fëmijët dhe fillojnë të rriten “ferrat.” Pastaj një herë tjetër thua: “Perëndi, çfarë të duash ti. Unë jam i hapur për të dëgjuar.”
Perëndia do që të kesh këtë lloj qëndrimi, qëndrim bindje sepse në këtë formë ke për të dhënë frute. E njëjta fjalë me fjalën sukses. Perëndia do që jesh i frutshëm në punë, në familje, në miqësitë, lidhjet me njerezit, në miqësinë me Perëndinë dhe të tjerët dhe në shëndet gjithashtu.
Mënyra më e shpejtë për të dhënë fryta në jetën e përditshme është t’i thuash Perëndisë, më fol jam gati për të dëgjuar dhe për ta bërë atë që më thua, atë që mesova. Do e pasoj te dikush tjetër atë që mora nga Perëndia.
Pëshpërit një lutje:
Perëndi faleminderit për mundësinë që kam për të të njohur nëpërmjet fjalës Tënde. Zot lutem që sot do të jem qëndrimin e duhur duke u bindur dhe duke bërë një hap para sa herë që Ti do të më kërkosh për të lëvizur. Perëndi lutem që do të bindem dhe do të dëgjoj në kohën e duhur. Në emrin Jezus, Amen.