19 Gusht

Vetë Jezusi Ngriti Lidera Të Tjerë.

Mateu 4:12–25 (pasazhi është në fund).

Një proverb Afrikan thotë: “Nëse do të shkosh shpejt nisu vetëm, nëse do të shkosh larg nisu me shokë.” Ajo që po fillon Jezusi do të shkojë larg DHE ai do të ndërtojë skuadër për fillimin e Mbretërisë së Perëndisë në tokë. Sepse ajo që po fillon Jezusi do të shkojë larg, do të zgjasë përjetësisht.

Kur Jezusi e filloi shërbesën e Tij publike në fillim Ai predikoi (Mateu 4:12–17), më pas kaloi një provë tjetër të lidershipit, thirri të tjerë që të bashkoheshin me Të dhe do t’i bënte lidera (Mateu 4:18–22). Këta dymbëdhjetë burra Ai i quajti dishepuj. Dhe menjëherë filloi t’i rriste në lidera të ardhshëm për kishën që do të fillonte pas largimit të tij nga toka.

Dhe e parë me sytë e sotëm, Jezusi e kaloi testin e pare të lidershipit që është: A mund ta riprodhonte lideri veten e Tij tekdikush tjetër? Ai e filloi duke zgjedhur tre peshkatarë, iu dha vizion për shumëfishim shpirtëror: “Ndiqmëni dhe unë do t’ju bëj peshkatarë njerëzish” (4:19). Është e qartë se Ai i thirri këta burra që të bëhen lidera për të ndikuar të tjerët.
Ja se çfarë shikojmë për zgjedhjen dhe zhvillimit e liderave nga Jezusi dhe krahasoje me kontekstin ku je ti, a shkojnë akoma të njëjtat parime?

1-Ai i gjeti këta burra në rrjedhën e të përditshmes (v. 18). Jezusi po ecte buzë detit të Galilesë dhe pa disa njerëz që po bënin punët e tyre të përditshme.
2-Ai i zgjodhi vetë ata (v. 19). Jezusi nuk i zgjodhi me votën e shumicës. Ai vetë zgjodhi ata që e dinte se ishin të duhurit.
3-Ai i thirri që të bëhen lidera (v. 19). Jezusi i thirri jo vetëm që ta ndiqnin Atë, por edhe të sillnin ndikim tek të tjerët.
4-Ai përdori gjuhë komunikimi që ata e kuptonin (v. 19). Jezusi qartazi i sfidoi ata që të peshkonin njerëz në vend të peshqve.
5-Ai i mori me vete në një udhëtim me të dhe iu tregoi sesi bëhet lidershipi (v. 23–25). Jezusi e modeloi lidershipin ndërsa udhëtonte me ta kudo nëpër Jude.

Cili nga këto 5 hapa duket më i lehtë? Po më i vështiri? Nëse do të filloje diçka të re sot (kishë, shërbesë, biznes…) sa nga këto 5 hapa do ndiqje?

Mateu 4:12-25

12 Jezusi, mbasi dëgjoi se Gjonin e kishin futur në burg, u tërhoq në Galile.
13 Pastaj la Nazaretin dhe shkoi të banojë në Kapernaum, qytet bregdetar, në kufijtë të Zabulonit dhe të Neftalit, 14 që të përmbushej ç’ishte thënë nëpërmjet profetit Isaia kur tha: 15 ”Toka e Zabulonit, toka e Neftalit, mbi bregun e detit, krahina përtej Jordanit, Galileja e paganëve, 16 populli që dergjej në errësirë ka parë një dritë të madhe, dhe përmbi ata që dergjeshin në krahinë dhe në hijen e vdekjes, doli drita”.
17 Që nga ajo kohë Jezusi filloi të predikojë dhe të thotë: ”Pendohuni, sepse mbretëria e qiejve është afër!”.
18 Duke ecur gjatë bregut të detit të Galilesë, Jezusi pa dy vëllezër: Simonin, të quajtur Pjetër, dhe Andrean, të vëllanë, të cilët po hidhnin rrjetën në det, sepse ishin peshkatarë; 19 dhe u tha atyre: ”Ndiqmëni dhe unë do t’ju bëj peshkatarë njerëzish”.
20 Dhe ata i lanë menjëherë rrjetat dhe e ndoqën.
21 Dhe, duke vazhduar rrugën, pa dy vëllezër të tjerë: Jakobin, birin e Zebedeut dhe Gjonin, vëllanë e tij, në barkë bashkë me Zebedeun, atin e tyre, duke ndrequr rrjetat; dhe i thirri.
22 Dhe ata lanë menjëherë barkën dhe atin e tyre dhe i shkuan pas.
23 Jezusi shkonte kudo nëpër Galile, duke mësuar në sinagogat e tyre, duke predikuar ungjillin e mbretërisë dhe duke shëruar çdo sëmundje dhe çdo lëngatë në popull.
24 Dhe fama e tij u përhap në gjithë Sirinë; dhe i sillnin të gjithë të sëmurët që vuanin nga lëngata dhe dhembje të ndryshme, të demonizuar, epileptikë dhe paralitikë; dhe ai i shëronte.
25 Dhe një mori e madhe njerëzish i shkonte pas, nga Galileja, nga Dekapoli, nga Jeruzalemi, nga Judeja dhe nga përtej Jordanit.


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

Ku e Bazoi Vizionin e Tij Jezusi?

Ku e Bazoi Vizionin e Tij Jezusi?

Si Rritet Niveli i Përkushtimit?

Si Rritet Niveli i Përkushtimit?

Pjetri, Lider i Veçantë?

Pjetri, Lider i Veçantë?
{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>